SHUKALB dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë organizojnë një aktivitet të përbashkët në kuadër të Projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve”(RCDN)

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (në këmbë) gjatë fjalës së hapjes së eventit
Foto nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë

Më 25 janar 2019, në Tiranë, SHUKALB dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë organizuan eventin promocional me temë “Organizim efikas dhe menaxhim efektiv i shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve përmes planifikimit të investimeve“.  Ky ishte aktiviteti i parë i organizuar në Shqipëri nga SHUKALB dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, në kuadër të projektit RCDN.

Objektivi i projektit RCDN është rritja e efikasitetit dhe efeçencës të shoqërive ujësjellës kanalizime në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë që kanë qasje në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve dhe përmbushjen e standardeve të BE-së.  RCDN përfshin 16 Shoqata të Qeverisjes Vendore dhe Ujësjellës Kanalizime në 6 vende të projektit (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi), ndërkohë që përfituesit final janë menaxherët e lartë dhe të mesëm nga shoqërive komunale dhe ujësjellës kanalizime.  Projekti RCDN financohet nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Ministria Federale e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Pjesëmarrësit duke diskutuar gjatë eventit promocional të RCDN
Foto nga SHUKALB

Eventi kishte për qëllim informimin e aktorëve të ndryshëm të sektorit të ujit në Shqipëri, kryesisht Bashkitë dhe Shoqëritë ujësjellës kanalizime, mbi mundësitë e ofruara përmes RCDN dhe për të hapur një debat në nivel kombëtar mbi rëndësinë e organizimit efikas dhe menaxhimit efektiv të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve përmes planifikimit të investimeve, si dhe rolit të rëndësishëm të zhvillimit të kapaciteteve.

Në këtë event morën pjesë përfaqësues të 14 Bashkive dhe Shoqërive ujësjellës kanalizime, Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë, përfaqësues të GIZ në Shqipëri, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe SHUKALB, dhe u moderua nga Nevila Xhindi, Eksperte e pavarur.

Moderatorja u prezantoi pjesëmarrësve projektin RCDN, përfitimet prej tij, si dhe produktet e zhvillimit të kapaciteteve të disponueshme për stafin e shoqërive UK dhe të qeverisjes vendore.

Përveç prezantimeve, axhenda përfshinte diskutime interaktive midis pjesëmarrësve për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sektorin e ujit.  Diskutimet mbështetën nevojat e synuara nga produktet e RCDN, si përgatitja e planit të biznesit, menaxhimi i aseteve, efiçenca e energjisë, humbjet e ujit, shërbimi ndaj klientit, qeverisja e ujit etj.