SHUKALB dhe SHUKOS do të ofrojnë së bashku Programet e Partneritetit të Danubit (D-LeaP)

D-LeapNë frymën e bashkëpunimit në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit, SHUKALB dhe SHUKOS i janë bashkuar Partneritetit të Danubit për ngritjen e kapaciteteve (D-LeaP).  D-LeaP është një iniciativë e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë në Basenin e Lumit të Danub (IAWD) e cila synon të ofrojë programe për ngritjen e kapaciteteve nëpërmjet bashkëpunimit me shoqatat ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Danubit.

Programet e planifikuara për t’u ofruar nga SHUKALB dhe SHUKOS, duke filluar nga tetor 2017 janë:

  • Efiçenca Komerciale

Ky program do të ndihmojë pjesëmarrësit e shoqërive UK në mbledhjen, auditimin dhe analizimin e të dhënave që lidhen me eficencën komerciale dhe ndërmarrjen e veprimeve  bazuar në këto të dhëna, për të nxitur uljen e shpenzimeve, rritjen e mbledhjes së të ardhurave dhe efikasitetin e përgjithshëm komercial.  Programi do të ofrojë një qasje të standardizuar dhe të detajuar për planin e biznesit dhe do të sigurojë mjetet dhe veprimet e duhura për përmirësimin e eficencës komerciale.

  • Eficenca e Energjisë

Ky program do të ndihmojë pjesëmarrësit e shoqërive UK në mbledhjen, auditimin dhe analizimin e të dhënave që lidhen me energjinë e përdorur dhe zhvillimin e programeve të investimit për reduktimin e kostove dhe rritjen e eficencës së energjisë.  Gjithashtu, ky program ndihmon në gjetjen e burimeve financiare për të bërë investimet e duhura për eficencën e energjisë.

  • Menaxhimi i Humbjeve të Ujit

Ky program do të ndihmojë pjesëmarrësit e shoqërive UK të kuptojnë rëndësinë e humbjeve të ujit (humbje teknike, administrative etj.) dhe se cfarë aktivitetesh duhet të ndërmarrin për të ulur humbjet e ujit dhe rrjedhimisht të përmirësojnë performancën e tyre financiare dhe operacionale.

SHUKALB dëshiron të njoftojë se tashmë kanë filluar regjistrimet për programin Efiçenca Komerciale.  Për t’u regjistruar në këtë program ju lutem kontaktoni si mëposhtë:

Olta Ceca, Menaxhere e Trajnimeve dhe Programeve, SHUKALB
Email: training@shukalb.al

Për më tepër informacion rreth programeve të Partneritetit të Danubit, ju ftojmë të ndiqni faqen e internetit http://www.d-leap.org/shukalb .