SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë workshopin e parë të HUB-it Efiçenca Komerciale të D-LeaP

Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB dhe Radoslav Russev, Konsulent, Programi i Ujit të Danubit (DWP), gjatë fjalës së tyre në hapjen e ditës së parë të workshopit Foto nga SHUKALB

Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB dhe Radoslav Russev, Konsulent, Programi i Ujit të Danubit (DWP), gjatë fjalës së tyre në hapjen e ditës së parë të workshopit
Foto nga SHUKALB

SHUKALB dhe SHUKOS nisën programin Efiçenca Komerciale të D-LeaP me zhvillimin e workshopit të parë, të mbajtur më 12 dhe 13 prill në ambientet e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë (UK Korçë).  Programi është duke u zhvilluar në partneritet me UK Korçë, e cila ka vënë në dispozicion ambjentet e saj, duke ofruar kështu një mundësi unike për pjesëmarrësit të shohin në praktikë aspektet analitike të efiçencës komerciale, si dhe aktivitete praktike në terren lidhur me temën.

Programi është duke u drejtuar nga ekspertja e sektorit të ujit, Elia Pendavinji, Drejtoreshë Tregtare, UK Korçë, në bashkëpunim me Ing. Vangjush Lubonja, Menaxher i rrjetit shpërndarës, UK Korçë.  Në këtë program marrin pjesë shoqëritë ujësjellës kanalizime të Vlorës, Sarandës, Përmetit dhe Prishtinës.  Workshopi i parë u asistua nga Partneri Teknik i programit, Valu Add Management Services.

Në ditën e parë të workshopit, pjesëmarrësit u njohën me 5 modulet e para të programit ku përfshihen Hyrje në Efiçencën Komerciale; Lidhja ndërmjet Efiçencës Komerciale dhe Planit të Biznesit; Vlerësimi i Performancës Aktuale; Përcaktimi i Objektivave Strategjik të Efiçencës Komerciale dhe  Analiza e Kërkesës për Ujë.  Në përfundim të ditës ë parë, pjesëmarrësit, nën drejtimin e trajnerëve, u angazhuan në një ushtrim praktik mbi bilancin e ujit duke përdorur të dhënat reale të kompanisë së tyre.

Trainer Elia Pendavinji, Commercial Director, Korca WSSC and participants during the field visit on the 2nd day of the workshop Trajnerja Elia Pendavinji, Drejtoreshë Tregtare, UK Korçë dhe pjesëmarrësit gjatë vizitës në terren në ditën e 2-të të workshopit Foto nga SHUKALB

Trainer Elia Pendavinji, Commercial Director, Korca WSSC and participants during the field visit on the 2nd day of the workshop
Trajnerja Elia Pendavinji, Drejtoreshë Tregtare, UK Korçë dhe pjesëmarrësit gjatë vizitës në terren në ditën e 2-të të workshopit
Foto nga SHUKALB

Në ditën e dytë, trajnerët dhe pjesëmarrësit bënë një rifreskim të njohurive të marra në ditën e parë, si dhe vazhduan me ushtrimin praktik për bilancin e ujit.  Pas kësaj, ata zhvilluan një vizitë në terren në mjediset e UK Korçë si në fushën e puseve, stacioni i pompimit dhe depo, ku ku ata panë të gjithë ciklin e prodhimit të ujit të pijshëm në UK Korçë.

Në fund, pjesëmarrësit u njohën me hapat e mëtejshëm për t’u ndjekur, si dhe me “detyrat e shtëpisë” deri në organizimin e workshopit të rradhës të programit.  Një aspekt inovativ i këtij programi është akademia mbështetëse e D-LeaP, ku pjesëmarrësit e regjistruar në program kanë qasje për ta aksesuar online.  Akademia D-LeaP u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të rishikuar materialet e plota të programit si dhe për t’u angazhuar në diskutime me kolegët dhe trajnuesit e tyre.

D-LeaP është një iniciativë e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë në Basenin e Lumit të Danub (IAWD) e cila synon të ofrojë programe për ngritjen e kapaciteteve nëpërmjet bashkëpunimit me shoqatat ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Danubit.