SHUKALB feston “Ditën Botërore të Mjedisit” dhe përfundon me sukses Programin Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit për vitin 2019

Nxënësit e klasave të 8 nga shkollat fillore të Lezhës gjatë monitorimit të ujit në plazhin e Shëngjinit
Foto nga SHUKALB

SHUKALB ka përfunduar me sukses implementimin e Programit Sida Botërore e Monitorimit të Ujit (SBMU) për këtë vit.  Programi nisi në prill 2019 dhe vazhdoi deri në fund të vitit shkollor, koha në të cilën studentët pjesëmarrës raportuan edhe të dhënat që kishin mbledhur në databazën e të dhënave online të SBMU-së. (www.worldwatermonitoringchallenge.com).  SHUKALB mundësoi zbatimin e programit për këtë vit në kuadër të projektit: “Mbështetja e BE-së për Shërbimet e Menaxhimit dhe Trajtimit të Ujerave të Ndotura”, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane” dhe zbatuar nga GIZ.

Më 5 qershor 2019, përfaqësues nga SHUKALB dhe GIZ, morën pjesë në aktivitetet e organizuara nga nxënësit e klasave të 8 të shkollave fillore “Gjergj Kastrioti” dhe “Gjergj Fishta” në Lezhë, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.  Nën mbikëqyrjen e mësueseve të tyre të kimisë, 50 nxënës kryen testime të ndryshme për cilësinë e ujit të plazhit të Shëngjinit, duke matur pH, temperaturën, turbiditetin dhe oksigjenin e tretur (DO).

Nxënësit e klasave të 8 nga shkollat fillore të Lezhës gjatë monitorimit të plazhit të Shëngjinit, së bashku me z. Zef Maçi, Drejtor i UK Lezhë (ne mes), përfaqësuesit e GIZ dhe SHUKALB, dhe mësueset
Foto nga SHUKALB

Nxënësit e klasave të 8 të shkollës fillore “Fiqiri Kurti”, Kavajë gjatë një performance vallëzimi me rastin e festimit të Ditës Botërore të Mjedisit
Foto nga SHUKALB

Nxënësit ishin të pajisur me bluza me logon e Programit Sfida Botërore Monitorimit të Ujit dhe pajisjet për testim që u përdorurën për monitorimin.

Ky aktivitet u mbështet edhe nga drejtori i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Lezhës (UK Lezhë), Zef Maçi, i cili falënderoi nxënësit dhe mësueset e shkollave fillore “Gjergj Kastrioti” dhe “Gjergj Fishta” për angazhimin e tyre në këtë program, dhe ofroi mbështetjen e tij në iniciativa të tilla të çmuara të ndërmarra nga SHUKALB.

Të nesërmen, më 6 qershor 2019, përfaqësues nga SHUKALB dhe GIZ vizituan qytetin e Kavajës, ku morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga shkolla fillore “Fiqiri Kurti”, si pjesë e festimeve të Ditës Botërore të Mjedisit.  Aktiviteti përfshinte performancën e disa këngëve, valleve dhe pjesë aktrimi në lidhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.  Pas përfundimit të aktivitetit, nxënësit e klasave të 8 nën mbikëqyrjen dhe drejtimin e mësuesve të tyre të kimisë kryen testime të ndryshme në lidhje me cilësinë e ujit të plazhit të Golemit.

Nxënës të klasave të 8 te shkollës “Fiqiri Kurti”, Kavajë, duke monitoruar cilësinë e ujit të plazhit të Golemit
Foto nga SHUKALB

Të njëjtat teste u kryen edhe nga të gjitha shkollat fillore që morën pjesë në këtë program, në qytetet e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, Cerrikut, Vlorës, Himarës dhe Sarandës.

Të dhënat e mbledhura nga këto teste (pH, temperatura, turbiditeti, DO) u hodhën nga studentët në faqen e internetit të programit www.worldwatermonitoringchallenge.com.

Programi i këtij viti angazhoi 20 shkolla fillore anembanë Shqipërisë, duke përfshirë mbi 1,200 fëmijë.  Nxënësit u pajisën me disa pajisje të thjeshta monitorimi të cilat ata përdorën për të matur katër treguesit kryesorë të cilësisë së ujit: oksigjenin e tretur, pH, temperaturën dhe turbiditetin e liqeneve, lumenjve, lumenjve, pellgjeve, rezervuarëve dhe burimeve të tjera ujore në zonat ku ata jetojnë.  Mostrat u morën në një sërë mjedisesh – bujqësore, tregtare, rezidenciale dhe industriale – në 9 qytete në Shqipëri.

Harta e të dhënave të hedhura nga secili qytet
Foto nga SHUKALB

Ky është viti i 4-t që SHUKALB organizon këtë program pas një Memorandumi Mirëkuptimi me Ministrinë e Arsimit, dhe me mbështetjen në terren Shoqërive ujësjellës kanalizime anëtare të tij.  Programi Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit (SBMU) është bërë një nga programet më të dashura për nxënësit dhe mësuesit e tyre dhe SHUKALB do të vazhdojë të kërkojë burime për mbështetjen e këtij programi në të ardhmen.