SHUKALB ftohet të ndajë perspektivat në Tryezën Rrumbullakët të 3-të Rajonale të Nexus në Evropën Juglindore

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB (e dyta nga e majta) në mes panelistëve të tjerë në Sesionin 2: “Pas Vlerësimeve – Identifikimi, ndarja dhe promovimi i zgjidhjeve Nexus në nivelin kombëtar dhe ndërkufitar”
Foto nga Global Water Partnership – Mediterranean

Me 16-18 Tetor 2019, në Tiranë, Global Water Partnership – Mediterranean organizoi Tryezën e Rrumbullakët të 3-të Rajonale të Nexus në Evropën Juglindore (EJL).  Eventi 3-ditor u organizua në bashëpunim me Ministrinë Gjermane për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore dhe u mbështet nga Agjencia Federale Gjermane e Mjedisit, Rrjeti Ndërkombëtar i Shkëmbimit të Njohurive dhe Burimeve Ujore të Global Environment Facility (GEF), dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit.

Tryeza e Rrumbullakët e 3-të Rajonale e Nexus vjen pas 2 eventeve të mëparshme të mbajtura në Beograd në 2017 dhe në Shkup në vitin 2018.  Qëllimi i përgjithshëm i këtyre tryezave të rrumbullakëta është të ndihmojë në arritjen e objektivave të lidhura me Nexus-in të Dimensionit “Mjedis” i Strategjisë SEE2020, duke lehtësuar proceset e dialogut në Rajonin e Evropës Juglindore për inkorporimin e konsideratave të Nexusit të Ujë-Energji-Ushqim-Ekosistem në planifikimin kombëtar dhe ndërkufitar të burimeve të ujit.

Kjo tryezë e 3-të e rrumbullakët u fokusua kryesisht në forcimin e kapaciteteve në lidhje me asistimin drejt identifikimit dhe përparësisë së zgjidhjeve të lidhura me Nexus dhe diskutimin e hapave të ardhshëm të mundshëm në nivelin rajonal.

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB ishte e ftuar të fliste si paneliste në Sesionin 2, me temë “Pas Vlerësimeve – Identifikimi, ndarja dhe promovimi i zgjidhjeve Nexus në nivelin kombëtar dhe ndërkufitar”, mbajtur në 17 tetor 2019.  Inputi i Znj. Poçi në panel kishte të bënte me nexusin ujë-energji me fokus në shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.  Znj Poçi solli në vëmendje disa nga sfidat kryesore të efiçencë me të cilat përballen shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe në rajon, ku efiçenca e energjisë është një nga më kryesorët, por për fat të keq nuk merr vëmendjen që duhet.  Nga ana tjetër, ajo ndau disa shembuj pionierë të shoqërive ujësjellës kanalizime në Shqipëri që janë duke përdorur burime të rinovueshme të energjisë për të kompensuar përdorimin e energjisë elektrike nga rrjeti, siç është impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Korçë që përdor fotovoltaikët dhe impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur në Durrës që prodhojnë biogaz nga llumi.

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 80 përfaqësues nga të gjitha 6 ekonomitë e Evropës Juglindore, duke përfshirë përfaqësues të Ministrive dhe institucioneve të përfshira në menaxhimin e ujit, prodhimin e energjisë, bujqësinë dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe të proceseve politike dhe donatorë.