SHUKALB po përgatitet të fillojë programin e tij të edukimit dhe ndërgjegjësimit “Miqtë e Ujit” për vitin 2021

Fëmijët gjatë Ekspozitës Kombëtare të programit “Miqtë e Ujit” në 2019
Foto nga SHUKALB

SHUKALB është duke u përgatitur të fillojë në tetor 2021 zbatimin e programit të tij më popullor dhe fitues të çmimit IWA-së, “Miqtë e Ujit”, që zbatohet në kuadër të marrëveshjes dhe me bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Shqipërisë.

Objektivi i përgjithshëm i programit Miqtë e Ujit është të rrisë ndërgjegjësimin e fëmijëve në lidhje me çështjet e ujit, në moshë fare të re, përmes një programi shumë interesant dhe interaktiv që kombinon udhëzimet mbi parimet kryesore të mësimit në lidhje me ujin, me aktivitetet e punës që i angazhojnë nxënësit dhe përforcojnë parimet e të mësuarit.

Programi për këtë vit do të zbatohet gjithashtu me mbështetjen e programit “Masat Shoqëruese të Furnizimit me Ujë Rural III”, financuar nga Banka Gjermane e Zhvillimit KfW dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ky program “Miqtë e Ujit” do të targetojë nxënësit e klasave të treta në një total prej 70 shkolla fillore në të gjithë Shqipërinë.  Programi “Masat Shoqëruese të Furnizimit me Ujë Rural III” do të mbështesë zbatimin e programit në 20 shkolla fillore nga 5 qytete, Devoll, Dibër, Himarë, Ura-Vajgurore dhe Klos, ndërsa pjesa tjetër e 50 shkollave fillore do të mbulojnë pjesën tjetër të bashkive në të gjithë Shqipërinë. SHUKALB është intuziast që do të jetë në gjendje të rifillojë zbatimin e këtij programi vjetor, pas pushimit që duhej të bënte vitin e kaluar për shkak të ndalesave të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.