SHUKALB mbështet festimin e Ditës Botërore të Monitorimit të Ujit

z. Zef Maçi, Drejtor I UK Lezhe, duke përgëzuar mësuesit dhe nxënësit e shkollës fillore "Gjergj Kastrioti", për angazhimin e tyre në program. Foto nga SHUKALB

Z. Zef Maçi, Drejtor I UK Lezhe, duke përgëzuar mësuesit dhe nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti”, për angazhimin e tyre në program.
Foto nga SHUKALB

Data 12 tetor shënon Ditën Botërore të Monitorimit të Ujit.  Të gjitha shkollat fillore anembanë Shqipërisë, që janë përfshirë në programin e SHUKALB, Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit, në bashkëpunim me shoqëritë UK të qytetit të tyre respektiv, e festuan këtë ditë duke matur elementë specifikë të cilësisë së ujit si temperatura, turbiditeti, pH, oksigjeni i tretur në burimet ujit pranë qyteteve të tyre , të tilla si lumenj, liqene dhe det.

Programi Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit i adresohet nxënësve të klasës së tetë në shkollat fillore në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Kavajë, Elbasan, Vlorë, Sarandë, Berat, Kuçovë, Përmet, Fier, Tepelenë, Korçë, Ersekë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Lezhë , Shkodër, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Burrel, Pukë dhe Kukës.

Nxënësit e klasave të 8-ta nga shkollat fillore të Tiranës duke monitoruar në Liqenin Artificial të Tiranës Foto nga SHUKALB

Nxënësit e klasave të 8-ta nga shkollat fillore të Tiranës duke monitoruar në Liqenin Artificial të Tiranës
Foto nga SHUKALB

Qëllimi i programit është edukimi dhe angazhimi i studentëve në mbrojtjen e burimeve ujore dhe ofrohet nga SHUKALB në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë dhe financohet nga Ambasada e SHBA-së në Shqipëri.

Menaxherja e Programeve të SHUKALB, Olta Ceca, mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga nxënësit e klasës së 8-të në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, me rastin e Ditës Botërore të Monitorimit të Ujit.  Nën mbikëqyrjen e mësuesve të tyre të kimisë, nxënësit kryen testime të ndryshme mbi cilësinë e ujit të lumit Drin.  Nxënësit u pajisën me bluza me logon e Programit të Sfidës Botërore të Monitorimit të Ujit dhe test kits që u përdorën për monitorimin.

Nxënësit e shkollës fillore "Demir Godelli", Peqin, duke marrë mostra pranë lumit Shkumbin Foto nga SHUKALB

Nxënësit e shkollës fillore “Demir Godelli”, Peqin, duke marrë mostra pranë lumit Shkumbin
Foto nga SHUKALB

Kjo iniciativë u mbështet edhe nga drejtori i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Lezhë (UK Lezhë) z. Zef Maçi, i cili falënderoi nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti” për angazhimin e tyre në këtë program dhe ofroi mbështetjen e tij në iniciativa të tilla të çmuara të ndërmarra nga SHUKALB.

Të njëjtat teste u kryen edhe në të gjitha shkollat e tjera fillore që marrin pjesë në këtë program.

Të dhënat e mbledhura nga këto teste (pH, temperatura, turbiditeti, DO) u hodhën nga studentët në faqen e internetit të programit www.worldwatermonitoringchallenge.com.