SHUKALB merr pjesë aktive në aktivitetet e organizuar në kuadër të Tetorit Gjerman 2019

Elisabeta Poçi, Zv. Drejtore Ekzekutive, SHUKALB (në të majtë në podium) gjatë fjalës së saj në Talk Show me temë “Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë”
Foto nga SHUKALB

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Gjerman, nm 11 Tetor 2019 në Tiranë, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) organizoi aktivitete të ndryshme të cilat përfshinin përmes stendave të ekspozitës “talk shows” prezantimin e kontributit të GIZ në të gjithë sektorët e ndryshëm që janë të angazhuar duke mbështetur ndër të tjera të rinjtë dhe idetë e biznesit, trajnimin profesional, sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, lëvizshmërinë dhe efiçencën e energjisë etj.

Ekspertë të Projektit të SHUKALB “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë” në stendën e ekspozitës në kuadër Tetorit Gjerman 2019. Nga e M në të D: Fran Marku, Inxhinier i Sistemit EDAMS; Belina Belortaja, Konsulente e Analizës së të Dhënave në GIS dhe Elvis Ndreka, Inxhinier Terreni.
Foto nga SHUKALB

Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB ishte e ftuar për të folur në një panel mbi temën “Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë”.  Paneli përfshinte gra profesioniste me eksperienca të ndryshme, të cilat janë identifikuar si të suksesshme në fushat e tyre të ekspertizës, duke shkëmbyer përvojën e tyre në arritjen e suksesit, si dhe mbi sfidat dhe mundësitë e të qenit i suksesshëm në Shqipëri.

Përveç kësaj, SHUKALB mori pjesë në këtë aktivitet përmes një stende të dedikuar për projektin “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”, i vendosur përkrah projekteve të tjera të financuara nga Qeveria Gjermane.  Projekti është implementuar nga SHUKALB dhe ofrohet në kuadër të Programit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore”, i cili zbatohet nëpërmjet një partneriteti midis GIZ, Kompanisë Hydro-Comp në Qipro, dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD).

Në stendë, për të interesuarit, ekspertët e SHUKALB dhanë informacion lidhur me projektin, arritjet, fazat e projektit, përfituesit dhe mënyrën e implementimit të tij.