SHUKALB merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të ADKOM “Uji dhe Mbetjet – Realiteti dhe Sfidat”

Znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB, gjatë fjalës së saj në sesionin e katërt plenar "Forcimi i kapaciteteve të kompanive publike ujësjellës kanalizime për shërbime të qëndrueshme, eficiente dhe të disponueshme të ujit" Foto nga SHUKALB

Znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB, gjatë fjalës së saj në sesionin e katërt plenar “Forcimi i kapaciteteve të kompanive publike ujësjellës kanalizime për shërbime të qëndrueshme, eficiente dhe të disponueshme të ujit”
Foto nga SHUKALB

Më 23-25 prill, Shoqata e ofruesve të shërbimeve komunale të Republikës së Maqedonisë (ADKOM), së bashku me Ujësjellës Kanalizime Shkup dhe Institutin Komunal të Higjienës Shkup, organizuan Konferencën Ndërkombëtare vjetore “Uji dhe Mbetjet – Realiteti dhe Sfidat”, në Ohër, Maqedoni.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte studimi i opsioneve të ndryshme për “modernizimin” e rregullores së sektorit të ujit në Republikën e Maqedonisë, me qëllim promovimin e kompanive ujësjellës kanalizime me të vërtetë të qëndrueshme të cilat mbrojnë mjedisin dhe ndërkohë sigurojnë shërbime të sigurta të furnizimit me ujë dhe ripërdorimit të ujërave të ndotura në nivel kombëtar.

Në Konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme te Maqëdonisë, si dhe të rajonti, si ministritë e Maqedonisë, entet rregullatore të ujit dhe energjisë së Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Rumanisë, shoqëri ujësjellës kanalizime, shoqata të ujit, partnerë dhe aktorë të tjerë nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë.

SHUKALB u përfaqësua në programin e konferencës nga Znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, e cila ishte përzgjedhur si paneliste në sesionin e 4-t, “Forcimi i kapaciteteve të kompanive publike ujësjellës kanalizime për shërbime të qëndrueshme, eficiente dhe të disponueshme të ujit”.  Gjatë këtij sesioni, znj. Poçi ndau përvojën e SHUKALB në zhvillimin dhe dhënien e aktiviteteve të zhvillimit të kapaciteteve, si dhe të trajnimeve për shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të tij.  Në veçanti, znj. Poçi ndau përvojën e SHUKALB në implementimin e HUB-it të programit Efiçienca Komerciale të D-LeaP.  Përveç kësaj, ajo gjithashtu ndau me pjesëmarrësit përpjekjet e SHUKALB në zhvillimin dhe krijimin e programit të Certifikimit Bazuar në Testim në Shqipëri, si një vizion afatgjatë për zhvillimin e një force punëtore të trajnuar dhe të kualifikuar në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.