SHUKALB merr pjesë në Konferencën e Ujit të Danubit

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB, gjatë panelit të diskutimit "Aksionet ndërkombëtare dhe kombëtare për arritjen e shërbimeve të qëndrueshme të ujit dhe kanalizimeve" Foto nga Konferenca e Ujit të Danubit

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB, gjatë panelit të diskutimit “Veprimet ndërkombëtare dhe kombëtare për arritjen e shërbimeve të qëndrueshme të ujit dhe kanalizimeve”
Foto nga Konferenca e Ujit të Danubit

Konferenca e Ujit të Danubit u mbajt në datat 02-03 maj 2018, në Vjenë, Austri, e organizuar bashkërisht nga Banka Botërore dhe Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit Danub (IAWD).  Tema e konferencës për këtë vit ishte “Arritja e shërbimeve të qëndrueshme ujësjellës kanalizime për të gjithë: progresi, sfidat dhe veprimet e ardhshme në Rajonin e Danubit”.

Konferenca mblodhi 165 pjesëmarrës nga qeveritë kombëtare dhe lokale, agjencitë rregullatore, shoqatat e ujit dhe shoqatat profesionale, si dhe akademia, të cilët vinin nga 16 vende të rajonit të Danubit.

SHUKALB u përfaqësua në programin e Konferencës nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, e cila ishte përzgjedhur si paneliste në panelin e diskutimit “Veprimet ndërkombëtare dhe kombëtare për arritjen e shërbimeve të qëndrueshme të ujit dhe kanalizimeve”.  Në fjalën e saj, znj. Poçi ndau punën që SHUKALB ka bërë në zhvillimin dhe zbatimin e programit të saj të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri, si një mjet i rëndësishëm për arritjen e qëndrueshmërisë së shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve në të ardhmen.  Përveç kësaj, si pjesë e vizionit afatgjatë të SHUKALB për qëndrueshmërinë, znj. Poçi përmendi punën e SHUKALB përgjatë viteve, në rritjen e ndërgjegjshmërisë te brezat e rinj për çështjet e ujit, përmes programeve të tij të edukimit dhe ndërgjegjësimit.

Konferenca u ndoq nga një delegacion i madh përfaqësuesish të shoqërive ujësjellës kanalizime, si dhe aktorë të tjerë si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe Enti Rregullator i Ujit.  Folës të tjerë shqiptarë pjesë të Programit të Konferencës ishin Evis Gjebrea, Nën Drejtoreshë e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, e cila mbajti një prezantim mbi “Modernizimin e fuqisë punëtore: Prezantimi i diagnostikimit gjinor dhe të moshës dhe përvojat me vlerësimet EDGE”, gjatë sesionit “Politika të zgjuara për shërbime gjithëpërfshirëse”.  Arlinda Ibrahimllari, Drejtoreshë Teknike e Departamentit Sanitar, Ujësjellës Kanalizimeve Korçë, mbajti një prezantim mbi “Zvogëlimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes përmes zbatimit të energjisë diellore në Ujësjellës Kanalizime Korçë – Eksperiencat e zbatimit nga Shqipëria” Shërbime të Forta Nëpërmjet Inovacionit”.  Znj. Ibrahimllari ishte gjithashtu paneliste në seancën plenare mbyllëse të Konferencës.

Pjesëmarrësit në Konferencën e Ujit të Danubit 2018 Foto nga Konferenca e Ujit të Danubit

Pjesëmarrësit në Konferencën e Ujit të Danubit 2018
Foto nga Konferenca e Ujit të Danubit