SHUKALB merr pjesë në takimin e tretë të Bordit Këshillues të programit “Shërbime Këshilluese për Menaxhimin e Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore”

Z. Oliver Nachevsky, Menaxher i Programit,gjatë prezantimit të tij në workshopin e tretë Foto nga Programi

Z. Oliver Nachevsky, Menaxher i Programit,gjatë prezantimit të tij në workshopin e tretë
Foto nga Programi

Takimi i 3-të i Bordit Këshillues dhe Workshopi i 3-të i programit “Shërbime Këshilluese për Menaxhimin e Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore” u organizuan në Beograd, Serbi më 11 dhe 12 prill 2018.

Këto takime u zhvilluan në kuadër të Programit 3-vjeçar të mbështetur nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ndërmarrjes Hydro-Comp nga Qipro dhe Ministrisë Federale të Financave të Austrisë në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit Danub (IAWD).  Ky Program ofron asistencë teknike, softuerë dhe ngritje kapacitetesh për një grup të përzgjedhur shoqërish ujësjellës kanalizime nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi për kryerjen e një game të plotë aktivitetesh të Menaxhimit të Aseteve brenda shoqërisë ujësjellës kanalizime.

Synimi i takimeve ishte të ndanin arritjet e fazës së parë të Programit, e cila konsistonte në ndihmesën ndaj shoqërive UK për ngritjen dhe mirëmbajtjen e një databaze të vlefshme të të dhënave gjeografike të rrjetit dhe kryerjen në mënyrën e duhur të Menaxhimit të të Dhënave të Rrjetit.  Përveç kësaj, diskutimi u fokusua në aktivitetet e ardhshme të planifikuara të fazës së dytë të Programit. SHUKALB u përfaqësua në këto takime nga Jonida Ahmeti.

SHUKALB është duke eksploruar mundësitë me organizatorët e projektit, për ta zgjeruar këtë projekt edhe në Shqipërinë, duke qenë se Menaxhimi i Aseteve konsiderohet si prioritet i lartë për shoqëritë ujesjellës kanalizime në Shqipëri dhe një fushë kritike e menaxhimit të shoqërive.