SHUKALB merr pjesë në takimin orientues për personat përgjegjës në projektin Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve

Takimi i parë orientues për personat përgjegjës të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve u mbajt më 16-17 maj në Beograd, Serbi.  SHUKALB u përfaqësua në këtë takim nga Arbana Kola, Specialiste për Zhvillimin e Kurseve në Furnizimin dhe Trajtimin e Ujit të Pijshëm.

Qëllimi i takimit ishte mbledhja e personave përgjegjës të RCDN-së nga secili prej vendeve pjesëmarrës të projektit, për t’u ofruar një orientim të përgjithshëm rreth projektit, modelin operacional të RCDN-së, rolet kryesore dhe funksionet në nivel rajonal dhe kombëtar, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të personave përgjegjës në koordinimin e aktiviteteve të organizatës së tyre përkatëse brenda RCDN-së.  Përveç kësaj, të gjitha aktivitetet e ardhshme të projektit u diskutuan në detaj.

RCDN synon të rrisë efektivitetin dhe efiçencën e shoqërive ujësjellës kanalizime në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë që kanë qasje në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve dhe përmbushjen e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian.  Për të arritur këtë, RCDN ka tre komponentë kryesorë: 1) Zhvillimi i shoqatës, 2) Oferta për zhvillimin e kapaciteteve dhe dhënia, 3) Partneriteti dhe mundësimin e mjedisit për zhvillimin e kapaciteteve.

RCDN punon me Shoqatat e Qeverisjes Vendore dhe Shoqatën Ujësjellës Kanalizime në 6 vende të projektit (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi), ndërkohë që përfituesit final janë menaxherët e lartë dhe të mesëm nga kompanitë e shërbimeve komunale dhe rajonale dhe zyrtarët përgjegjës të bashkive.  Projekti menaxhohet nga GIZ, në emër të SECO dhe BMZ, dhe zbatohet nga një Ekip i Zbatimit të Projektit i përbërë nga IAWD, Aquasan dhe NALAS.

Duke filluar nga muaji qershor, Arbana Kola do të përfaqësojë SHUKALB në projektin RCDN në rolin e saj të dyfishtë si Person Përgjegjës dhe si Menaxhere e Trajnimeve të SHUKALB.

Arbana Kola e SHUKALB mes pjesëmarrësve të tjerë të takimit të parë orientues për personat përgjegjës të projektit RCDN Foto nga projekti RCDN

Arbana Kola nga SHUKALB mes pjesëmarrësve të tjerë të takimit të parë orientues për personat përgjegjës të projektit RCDN
Foto nga projekti RCDN