SHUKALB merr pjesë në trajnimin e dytë të RCDN-së mbi Monitorimin dhe Vlerësimin

Pjesëmarrësit e trajnimit të 2-të të RCDN-së mbi Monitorimin dhe Vlerësimin gjatë një ushtrimi praktik
Foto nga projekti RCDN

Projekti Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) organizoi më 3 – 4 korrik 2019, trajnimin e 2-të mbi Monitorimin dhe Vlerësimin (M&V) për personat përgjegjës dhe përfaqësuesit e Ekipit Zbatues të Projektit (PIT).  RCDN është një projekt që po implementohet nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), me financimin e Qeverive të Zvicrës dhe Gjermanisë dhe ka për qëllim krijimin e një Rrjeti për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale të vetëqëndrueshme, me 16 shoqata të qeverisjes lokale dhe ujësjellës kanalizime në rajon.

Trajnimi kishte për qëllim forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të pjesëmarrësve për planifikimin operacional të RCDN-së, monitorimin dhe vlerësimin dhe raportimin.  Temat kryesore të trajnimit ishin, bazat e Menaxhimit të Bazuar në Rezultate, elementët, specifikat dhe përdorimi i M&V, zhvillimi i planeve dhe sfidave të punës, si dhe aspektet kryesore dhe mësimet e përvetësuara në planifikimin operacional.  Sesionet e grupeve të punës mundësuan aplikimin praktik të njohurive të marra dhe reflektim mbi sfidat e përbashkëta dhe zgjidhjet e mundshme.

Trajnimi u ndoq nga pjesëmarrësit e Shoqatave të Qeverisjes Vendore dhe Shoqatave Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. SHUKALB u përfaqësua në trajnim nga Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve.

Gjithashtu, personat përgjegjës dhe përfaqësuesit e Ekipit Zbatues të Projektit zhvilluan një takim të përbashkët për të diskutuar sfidat aktuale në dhënien, promovimin dhe shitjen e produkteve të zhvillimit të kapaciteteve dhe ranë dakord për rrugën që do të ndiqet në vazhdim.

Për më tepër informacion mbi eventin mund të klikoni në linqet https://rcdnsee.net/news/rcdn-monitoring-and-evaluation-me-training/ ,

https://www.youtube.com/watch?v=Dcur9CxGVpA