SHUKALB merr pjesë në trajnimin e RCDN-së mbi Lobimin dhe Advokimin

Alban Kushi, Menaxher i Shërbimit ndaj Anëtarëve dhe Administratës, SHUKALB (në këmbë), duke prezantuar një ushtrim gjatë trajnimit Foto nga SHUKALB

Alban Kushi, Menaxher i Shërbimit ndaj Anëtarëve dhe Administratës, SHUKALB (në këmbë), duke prezantuar një ushtrim gjatë trajnimit
Foto nga SHUKALB

Projekti Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve organizoi më 18-19 shtator 2018, në Shkup, Maqedoni, trajnimin “Lobimi dhe advokimi; Përgatitja e letrave të pozicionit”.  RCDN është një projekt që po implementohet nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), dhe është duke u financuar nga Qeveritë e Zvicrës dhe Gjermanisë.  Projekti ka për qëllim krijimin e një Rrjeti për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale të vetëqëndrueshme dhe SHUKALB është një nga përfituesit e projektit së bashku me shoqata të tjera të ujit dhe shoqatat e qeverisjes vendore në rajon.

Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte përmirësimi i kapaciteteve të Shoqatave të Qeverisjes Vendore dhe Shoqatave Ujësjellës Kanalizime që marrin pjesë në projekt, në lidhje me lobimin dhe advokimin, përgatitjen e dokumenteve të politikave, dokumentet strategjike dhe rekomandimet e politikave .

Trajnimi u ndoq nga pjesëmarrësit e Shoqatave të Qeverisjes Vendore dhe Shoqatave Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.  SHUKALB u përfaqësua në trajnim nga Alban Kushi, Menaxher i Shërbimit ndaj Anëtarëve dhe Administratës.  Trajnimi u drejtua nga trajnerët Jasmina Trajkovski dhe Mirjana Apostolova, Trajkovski & Partners (T&P) Consulting – Skopje.

Pjesëmarrësit e trajnimit të RCDN-së mbi Lobimin dhe Advokimin Foto nga projekti RCDN

Pjesëmarrësit e trajnimit të RCDN-së mbi Lobimin dhe Advokimin
Foto nga projekti RCDN

Trajnimi u fokusua në tema të tilla si parimet themelore të advokimit dhe lobimit dhe ndryshimi midis tyre; mjetet për advokim dhe lobim; advokimi i zhvillimit të kapaciteteve në kontekstin e RCDN-së, si dhe nevojat për zhvillimin e kapaciteteve për advokim të shoqatave partnere.  Trajnimi ndërthuri leksionet, rastet studimore, diskutimet dhe ndarjen e përvojave nga pjesëmarrësit rreth advokimit, si dhe ushtrime në klasë, gjë që mundësoi hapësira për pyetje dhe përgjigje dhe diskutime interaktive.