SHUKALB merr pjesë në trajnimin e RCDN-së mbi Menaxhimin e Ciklit të Trajnimit dhe Standardet Përkatës të Cilësisë

Pjesëmarrësit e trajnimit online te RCDN-së mbi Menaxhimin e Ciklit të Trajnimit dhe Standardet Përkatës të Cilësisë, gjatë ditës së 1-të të trajnimit më 22 shtator 2020.
Foto nga SHUKALB

Projekti Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN*) organizoi më 22-23 shtator 2020 trajnimin online mbi Menaxhimin e Ciklit të Trajnimit dhe Standardet Përkatës të Cilësisë. Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte të përmirësonte kapacitetin e shoqatave partnere të RCDN-së për dhënien cilësore të formateve të RCDN-së për Zhvillimin e Kapaciteteve, “Trajnim” dhe “Shkëmbim i eksperiencave mes kolegëve”, sipas Standardeve të Cilësisë të RCDN-së.

Në trajnim morën pjesë katërmbëdhjetë përfaqësues nga tetë shoqata partnere të RCDN-së të qeverisjes lokale dhe shoqatat e shoqërive ujësjellës kanalizime. SHUKALB u përfaqësua në trajnim nga Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve dhe Alban Kushi, Menaxher i Shërbimit ndaj Anëtarëve. Trajnimi u mbajt nga znj. Jelena Janevska dhe z. Miodrag Koliç nga NALAS, anëtarë të Ekipit të Zbatimit të Projektit të RCDN-së.

Trajnimi u dha pjesëmarrësve mundësinë të përfitonin duke mësuar në lidhje me elementët kryesorë të ciklit të menaxhimit të trajnimit, dhënien cilësore të formateve të zhvillimit të kapacitetit të RCDN-së, të tilla si “Trajnim” dhe “Shkëmbimi eksperiencave mes kolegëve” dhe zbatimi i Standardeve përkatës të Cilësisë të RCDN-së. Pjesëmarrësit gjithashtu shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira mbi dhënien e trajnimeve të deritanishme dhe shkëmbimit mes kolegëve.

 

* RCDN është një projekt që po implementohet nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), me financimin e Qeverive të Zvicrës dhe Gjermanisë dhe ka për qëllim krijimin e një Rrjeti për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale të vetëqëndrueshme, me 16 shoqata të qeverisjes lokale dhe ujësjellës kanalizime në rajon.