SHUKALB merr pjesë në trajnimin mbi “Ciklin dhe Standartet e Menaxhimit në Dhënien e Trajnimeve” të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve

Foto gjatë trajnimit mbi "Ciklin dhe Standartet e Menaxhimit në Dhënien e Trajnimeve" Foto nga projekti RCDN

Foto gjatë trajnimit mbi “Ciklin dhe Standartet e Menaxhimit në Dhënien e Trajnimeve”
Foto nga projekti RCDN

Projekti Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve organizoi një trajnim katër ditor mbi “Ciklin dhe Standartet e Menaxhimit në Dhënien e Trajnimeve” në Tiranë, Shqipëri, më 26-29 qershor.  Grupi i synuar i kursit të trajnimit ishin Personat Përgjegjës të Shoqatave të Qeverisjes Vendore dhe Shoqatave Ujësjellës Kanalizime në 6 vende të projektit (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi).  SHUKALB u përfaqësua në trajnimi nga Arbana Kola, Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional të SHUKALB, si dhe Personi Përgjegjës në projektin RCDN.

Fokusi i trajnimit ishte rmbi zhvillimin e kapaciteteve dhe elementët kryesorë të ciklit të menaxhimit të trajnimeve të RCDN-së, metodologjitë dhe standardet minimale të cilësisë të RCDN-së në dhënien e trajnimeve, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në dh të RCDN-së dhënien trajnimeve.