SHUKALB nis programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit për vitin 2019

Olta Ceca, Menaxhere e Programeve, SHUKALB, dhe pjesëmarrësit gjatë sesionit të trajnimit në kuadër të lançimit të programit “Miqtë e Ujit”
Foto nga SHUKALB

SHUKALB ka nisur zyrtarisht në muajin maj zbatimin e programeve të saj të edukimit dhe ndërgjegjësimit, “Miqtë e Ujit” dhe “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”, të dyja të zbatuara në kuadër të marrëveshjes dhe me bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë .

Më 6 maj 2019, në Tiranë, SHUKALB organizoi një sesion orientimi të programit “Miqtë e Ujit”, me pjesëmarrjen e mësuesve dhe administratorëve të shkollave fillore si dhe përfaqësues nga shoqëritë ujësjellës kanalizime që marrin pjesë në program.

Programi synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet që kanë të bëjnë me ujin te nxënësit e klasave të 3-ta të shkollave fillore.  Janë gjithsej 18 shoqëri ujësjellës kanalizime dhe 44 shkolla fillore të qyteteve të ndryshme të përfshirë në program për këtë vit.

Menaxherja e Programeve të SHUKALB, Olta Ceca mbajti një prezantim të detajuar në lidhje me përmbajtjen dhe objektivat e programit, materialet që do të përdoren nga mësuesit dhe nxënësit gjatë zbatimit, metodologjinë e programit, si dhe çështje te tjera logjistike.  Në fund, pjesëmarrësit u pajisën me materialet e programit si broshura e fëmijëve, broshura e mësuesit, fletët e vizatimit dhe posterat e programit.

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB (në këmbë) duke prezantuar gjatë sesionit të orientimit të programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”
Foto nga SHUKALB

Më 13 maj 2019, në Tiranë, SHUKALB organizoi një sesion trajnimi tjetër në kuadër të programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”, me pjesëmarrjen e mësuesve te biologjisë dhe kimisë të shkollave që marrin pjesë në program.  Qëllimi i takimit ishte njohja e mësuesve me materialet mësimore, udhëzimet, skedulën e programit , modulet e mësimdhënies, si dhe procedurat për trajtimin dhe përdorimin e test kits-eve.

Takimi u drejtua nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB.  Pas marrjes së udhëzimeve të programit, mësuesve iu dorëzuan materialet e nevojshme për monitorimin e parametrave të ujit si pH, turbiditeti, temperatura dhe oksigjeni i tretur në ujë, të gjitha pjesët e Test Kit.

Programi targeton nxënësit e klasave të 8-ta të shkollave fillore në Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Peqin, Kavajë, Sarandë, Himarë dhe Cërrik.

Qëllimi i programit është edukimi dhe angazhimi i nxënësve në mbrojtjen e burimeve ujore dhe zhvillohet ne kuader te projektit: “Mbështetja e BE-së për Shërbimet e Menaxhimit dhe Trajtimit të Ujerave të Ndotura”, bashkefinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.