SHUKALB organizon me sukses dy webinare mbi impaktin e pandemisë COVID-19 te Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri 

Gjatë muajit maj 2020, SHUKALB organizoi me sukses dy webinare për të diskutuar mbi impaktin e pandemisë COVID-19 te Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri.

Webinari i parë u organizua në 15 maj 2020, me temë “Vazhdimësia e shërbimeve ujësjellës kanalizime nën krizën e COVID-19  – Sfidat dhe mësimet e nxjerra“.  Qëllimi i këtij webinari ishte të siguronte një shkëmbim mbi ndikimin e COVID-19 në ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, nga këndvështrimi i i shoqërive UK dhe pushtetit vendor. Webinari u organizuat në formatin e një paneli diskutimi online me pjesëmarrjen e drejtuesve të shoqërive UK shqiptare dhe përfaqësuesve të bashkive.

Webinari i dytë u organizua në 22 maj 2020, me titull “Bashkëpunimi i aktorëve kryesorë në mbështetje të nevojave emergjente të shoqërive UK“.  Objektivi kryesor i këtij webinari ishte nxitja e diskutimeve mbi sfidat e paraqitura nga pandemia për sektorin dhe shoqëritë UK, si dhe masat lehtësuese që mund të merren.  Webinari u organizua në formatin e një paneli diskutimi online me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të qeverisë qendrore, donatorëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, shoqërive UK dhe shoqatave të bashkive.

Të dy webinarët patën një pjesëmarrje të gjerë nga aktorë të ndryshëm të sektorit ujësjellës kanalizime nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë, si shoqëri UK, donatorë, njësi të qeverisjes vendore, qeveria qendrore, institucione financiare, akademia, ambasada, kompani private etj.

Për më tepër informacion, në linqet e mëposhtme dëshirojmë të ndajmë shënimet përmbledhëse të të dy webinareve: