SHUKALB organizon orientimin e mësuesve në kuadër të programit Dita Botërore e Monitorimit të Ujit, 2018

Olta Ceca, Menaxhere e Programeve të SHUKALB gjatë sesionit orientues Foto nga SHUKALB

Olta Ceca, Menaxhere e Programeve të SHUKALB gjatë sesionit orientues
Foto nga SHUKALB

Më 2 maj, SHUKALB organizoi një sesion orientues për të gjithë mësuesit e biologjisë dhe kimisë të shkollave që marrin pjesë në programin Dita Botërore e Monitorimit të Ujit 2018.  Objektivi i takimit ishte njohja e mësuesve me materialet mësimore, udhëzimet, skedulën e programit , modulet e mësimdhënies, si dhe procedurat për trajtimin dhe përdorimin e test kits-eve.

Takimi u organizua dhe u drejtua nga Znj. Olta Ceca, Menaxhere e Programeve të SHUKALB.  Pas marrjes së udhëzimeve të programit, mësuesve iu dorëzuan materialet e nevojshme për monitorimin e parametrave të ujit si pH, turbiditeti, temperatura dhe oksigjeni i tretur në ujë, të gjitha pjesët e Test Kit.

Harta e Shqipërisë e gjeneruar nga faqja e internetit të programit, ku tregohen qytetet ku janë hedhur të dhënat

Harta e Shqipërisë e gjeneruar nga faqja e internetit të programit, ku tregohen qytetet ku janë hedhur të dhënat

Aktualisht mësuesit së bashku me nxënësit e tyre janë duke monitoruar burimet e tyre lokale të ujit në një mënyrë të thjeshtë, me një frekuencë të caktuar dhe po i regjistrojnë rezultatet e tyre në fleta të veçanta.  Të dhënat e mbledhura nga këto teste të thjeshta (pH, temperatura, turbiditeti, DO) janë duke u ngarkuar nga nxënësit në faqen e internetit të programit www.worldwatermonitoringday.org.

Programi targeton nxënësit e klasave të 8-ta të shkollave fillore në Tiranë, Durrës, Krujë, Rrogozhinë, Kavajë, Elbasan, Vlorë, Sarandë, Berat, Kuçovë, Përmet, Fier, Tepelenë, Korçë, Ersekë,  Pogradec, Peqin, Gramsh, Lezhë, Shkodër, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Burrel, Pukë, Kukës.

Qëllimi i programit është edukimi dhe angazhimi i nxënësve në mbrojtjen e burimeve ujore, dhe është zhvilluar dhe ofruar nga SHUKALB në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe i financuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.