Stafi dhe Trajnerë të SHUKALB marrin pjesë në Trajnimin e RCDN mbi Përgatitjen dhe Dhënien e Trajnimeve Online

Pjesëmarrësit në Trajnimin e RCDN mbi Përgatitjen dhe Dhënien e Trajnimeve Online
Foto nga RCDN

Projekti Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) organizoi në 22 Shkurt 2021 një trajnim online për Grupin e Trajnerëve, Moderatorëve dhe Këshilltarëve të RCDN-së mbi “Përgatitjen dhe Dhënien e Trajnimeve Online”. Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte të përmirësonte kapacitetin e shoqatave partnere të RCDN-së për dhënien cilësore online të formatit “Trajnim” të RCDN-së në përputhje me Standardet e Cilësisë së RCDN-së.

Trajnimi u drejtua nga Stefan Friedrichs, PublicOne dhe morën pjesë 30 pjesëmarrës. SHUKALB u përfaqësua në trajnim nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve, Enkelejda Gjinali, Pedagoge, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e Përgjithshme, Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Trajnimi u dha pjesëmarrësve mundësinë për të përfituar nga mjetet dhe teknikat e të mësuarit në lidhje me hartimin e trajnimeve online, shndërrimin e trajnimeve ballë për ballë në trajnime online, sigurimin e pjesëmarrjes dhe ndërveprimit gjatë trajnimeve online, dhe komunikimin efektiv në një mjedis virtual. Pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë dhe praktikojnë përdorimin e mjeteve të ndryshme në internet që mund të mbështesin punën e tyre si trajnerë për trajnime online, duke siguruar formate përkatëse, interesante dhe angazhuese të trajnimit.