SHUKALB takohet me përfaqësues të projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve”

SHUKALB staff and representatives of GIZ Albania, Swiss Embassy in Albania, and GIZ-ORF during the meeting. Photo Credit: SHUKALB

Stafi i SHUKALB dhe përfaqësues të GIZ Albania, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe GIZ-ORF gjatë takimit. Foto nga SHUKALB

Më 20 dhjetor, SHUKALB u takua me një delegacion nga Projekti Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” (RCDN). RCDN është një projekt që po implementohet nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), dhe është duke u financuar nga Qeveritë e Zvicrës dhe Gjermanisë.  Projekti ka për qëllim krijimin e një Rrjeti për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale të vetëqëndrueshme dhe SHUKALB është një nga përfituesit e projektit së bashku me shoqata të tjera të ujit dhe shoqatat e qeverisjes vendore në rajon.  Të pranishëm në takim ishin gjithashtu përfaqësuesit e GIZ në Shqipëri dhe Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i takimit ishte që ekipi i RCDN-së të mësonte më tepër rreth punës së SHUKALB në zhvillimin dhe dhënien e trajnimeve, duke përfshirë gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme në zhvillimin e programit të certifikimit bazuar në testim për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri.  Në përputhje me këtë, takimi u fokusua në diskutimin e fushave të mbështetjes nga RCDN në punën aktuale të SHUKALB, si dhe aktivitetet e mundshme specifike që SHUKALB do të ndërmarrë në kuadër të projektit RCDN.