SHUKALB zhvilloi me sukses kursin e trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun”

Trajneri Altin Hazizaj, Konsulent i pavarur, duke shpjeguar një ushtrim në tabelë gjatë kursit të trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun”
Foto nga SHUKALB

Më 25-26 prill 2019, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses kursin e trajnimit “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun”.  Kjo ishte hera e parë që ky kurs trajnimi zhvillohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit.

Trajnimi u ndoq nga stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime Shkodër, Lezhë, Gramsh dhe Cerrik, dhe u drejtua nga trajnerët Altin Hazizaj, Konsulent i pavarur dhe Daniela Gega, Konsulente, Valu Add Management Services.

Nën drejtimin e trajnerëve, pjesëmarrësit u prezantuan me temat e menaxhimit të leximit të matësave, faturimit dhe arkëtimit, parimet e shërbimit të klientit, ndikimin e organizimit dhe personelit të shërbimit të klientit në performancën tregtare të shoqërisë, manaxhimin e bazës së të dhënave të klientit, manaxhimin e përshtypjeve dhe ankesave të klientit etj.

Gjithashtu, u diskutua mbi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në kënaqësinë e konsumatorëve nga shoqëritë e tyre ujësjellës kanalizime, si dhe përgatitja e një strategjie komunikimi bazuar në nevojat e qytetarëve.

Pjesëmarrësit duke kryer një ushtrim praktik gjatë kursit të trajnimit
Foto nga SHUKALB

Përveç kësaj, pjesëmarrësit u angazhuan në disa ushtrime praktike, si simulimi i roleve të klientit të mirë dhe të keq, procesimi i kontratave dhe ankesave, zhvillimi i planeve të veprimit në një situatë thatësire apo në Ditën Botërore të Ujit.