SHUKALB zhvillon kursin e trajnimit “Cilësia e ujit në sistemin e shpërndarjes”

Pjesëmarrësit dhe trajnerët gjatë zhvillimit të kursit të trajnimit "Cilësia e ujit në sistemin e shpërndarjes" Foto nga SHUKALB

Pjesëmarrësit dhe trajnerët gjatë zhvillimit të kursit të trajnimit “Cilësia e ujit në sistemin e shpërndarjes”
Foto nga SHUKALB

Në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit, në datat 10-11 maj, në Tiranë, SHUKALB dha me sukses kursin e trajnimit “Cilësia e ujit në sistemin e shpërndarjes”.  Që nga nisja e Programit të Përbashkët të Trajnimit, kjo është hera e tretë që jepet ky kurs trajnimi.  Trajnimi u drejtua nga Prof. Tania Floqi dhe Inxh. Astrit Menalla dhe u ndoq nga stafi i shoqërive ujësjellës-kanalizime të Sarandës, Lezhës, Himarës dhe Tepelenës.

Kursi i trajnimit mbuloi tema të tilla si transformimet kimike, fizike dhe biologjike të ujit kur ai hyn dhe qarkullon në rrjetin shpërndarës, monitorimin e rrjetit dhe praktikat e mbikëqyrjes, procesin e dezinfektimit dhe aplikimin e klorit.  Përveç pjesës teorike të njohurive të prezantuara nga trajnerët, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime interaktive dhe ushtrime për llogaritjen e dozës së klorit për dezinfektimin e puseve të ujit dhe hipokloritin e natriumit për dezinfektimin e rrjeteve shpërndarëse.  Së fundi, ashtu si dhe në kurset e tjera të trajnimit, vlera e shtuar për pjesëmarrësit në këtë kurs ishte gjithashtu dhe mundësia e shkëmbimit të praktikave më të mira mes njëri-tjetrit në trajtimin e çështjeve të ndryshme që hasin në punën e tyre të përditshme.