SHUKALB zhvillon kursin e Trajnimit të Trajnerëve (ToT)

Z. Sokol Xhafa, pjesëmarrës në ToT gjatë demonstrimit të një prej aftësive facilituese Foto nga SHUKALB

Z. Sokol Xhafa, pjesëmarrës në ToT gjatë demonstrimit të një prej aftësive facilituese
Foto nga SHUKALB

Më 25 janar dhe më 1 shkurt, SHUKALB zhvilloi një kurs të Trajnimit të Trajnerëve (ToT). ToT u organizua në kuadër të projektit ” Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri “, me mbështetjen financiare të USAID.  ToT i drejtohej ekspertëve të fushës të SHUKALB, të angazhuar në procesin e zhvillimit të kurseve të trajnimit brenda projektit, dhe dhënien e trajnimit në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit, i drejtuar nga SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS.  Pjesëmarrësit ishin profesionistë nga shoqëritë ujësjellës kanalizime në Kosovë dhe Shqipëri, akademikë, si dhe konsulentë të pavarur.

Trajnimi u përgatit dhe u dha nga z. David Turner, së bashku me z. Joshua Miekley dhe znj. Entela Kishta, ekspertë në aftësitë facilituese në mësimdhënien për të rritur nga Organizata e Qendrës Lincoln në Shqipëri.

Pjesëmarrësit gjatë një prej aktiviteteve në ditën e dytë të kursit të ToT-së. Foto nga SHUKALB

Pjesëmarrësit gjatë një prej aktiviteteve në ditën e dytë të kursit të ToT-së.
Foto nga SHUKALB

Objektivi i ToT-së është pajisja e trajnerëve të ardhshëm me aftësi dhe njohuri mbi parimet dhe teknikat e mësimdhënies për të rritur, të cilat mund t’i përdorin gjatë dhënies së kurseve të trajnimit të zhvilluara nga Projekti.  Trajnimi përfshinte disa aktivitete individuale dhe në grup për pjesëmarrësit, si një mënyrë për të demonstruar metodat e përfshirjes të të trajnuarve.

Vlera e këtyre programeve të ToT-së është shumë e rëndësishme për të garantuar dhënien efektive të çdo kursi trajnimi, pavarësisht nga lënda specifike.  Të jesh një trajner nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e lëndës, por po aq e rëndësishme është të dish si ta përcjellësh atë njohuri dhe të krijosh një mjedis mësimor për pjesëmarrësit.