SHUKALB zhvillon me sukses dy kurse të tjera trajnimi gjatë muajit korrik 2018

Trajnerja Daniela Gega,dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit "Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking" Foto nga SHUKALB

Trajnerja Daniela Gega,dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking”
Foto nga SHUKALB

Gjatë muajit korrik 2018, SHUKALB zhvilloi me sukses dy kurse trajnimi, “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking” dhe “Menaxhimi”.

Kursi i trajnimit “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking” u zhvillua në Tiranë më 2 dhe 3 korrik dhe u ndoq nga stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime të Cerrrikut dhe Korçës, si dhe përfaqësues të Entit Rregullator të Ujit.

Ky kurs trajnimi u drejtua nga trajnerja Daniela Gega, Valu Add Management Services.

Kursi i trajnimit i prezantoi pjesëmarrësit me tema të tilla si Elementët Bazë të Vlerësimit të Performancës, Marrja dhe Verifikimi i të Dhënave, Analiza e të Dhënave dhe Raportimi i Vlerësimit, Analiza e Trendit të Indikatorëve, Masat për Përmirësimin e Performancës dhe Zbatimi i Iniciativave Përmirësuese. Trajnimi u realizua nëpërmjet një kombinimi të moduleve teorike me ushtrime dhe sesione diskutimi interaktive mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit "Menaxhimi” Foto nga SHUKALB

Pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi”
Foto nga SHUKALB

Kursi i dytë i trajnimit “Menaxhimi” u zhvillua më 12 dhe 13 korrik në Tiranë, nën drejtimin e trajnerit Arian Gjorga, Konsulent dhe Ekspert në Menaxhim, dhe u ndoq nga drejtorët dhe drejtuesit e departamenteve të shoqërive ujësjellës kanalizime Berat-Kuçovë, Tepelenë, Cërrik, Himarë, Peqin, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë.

Kursi i trajnimit trajtoi çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, aftësia organizative, zgjidhja e problemeve, vendimmarrja, si dhe u prezantoi pjesëmarrësve me tema të tilla si Planifikimi dhe aftësitë e komunikimit, Mënyrat e menaxhimit, Aftësitë e lidershipit, Marrëdhëniet njerëzore, Zgjidhja e konflikteve dhe Menaxhimi financiar.