SHUKALB zhvillon me sukses trajnimin “Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve” për përfaqësuesit e Bashkive/Shoqërive UK dhe institucioneve të qeverisë qendrore

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB dhe pjesëmarrësit gjatë hapjes së trajnimit më 17 korrik 2020

Foto nga SHUKALB

Më 15, 16 dhe 17 korrik 2020, SHUKALB zhvilloi me sukses trajnimin një ditor në ” Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve “, në Hotel Xheko Imperial, Tiranë, në përputhje me rregullat e pjesëmarrjes dhe distancimit social të vendosura nga qeveria shqiptare.

Trajnimet u organizuan në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve per Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”, sipas standarteve të cilësisë të hartuara nga RCDN, dhe me mbështetjen e programit “Orientimi i Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime drejt Performancës dhe Konsumatorit”, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga GIZ në Shqipëri.

Erinda Seferi, Drejtore Tregtare dhe Rajmonda Sinani, Drejtore e Departamentit të Shitjeve, Shoqëria UK Krujë, gjatë trajnimit duke punuar mbi një ushtrim
Foto nga SHUKALB

Në trajnime morën pjesë gjithsej 51 përfaqësues nga 7 bashki/anëtarë të këshillit të administimit, dhe 13 shoqëri ujësjellës kanalizime, Shkodër, Lezhë, Durrës, Cerrik, Himarë, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Peqin, Kukës, Gjirokastër, Berat- Kuçovë, Fier dhe Kamëz, si dhe 13 përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) dhe 1 përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit.

Pjesëmarrësit u njohën me nevojën dhe përfitimet e menaxhimit të integruar të aseteve në mënyrë efektive të infrastrukturës ujësjellës kanalizime dhe identifikuan mënyrën e planifikimit dhe zbatimit te aktiviteteve kryesore të menaxhimit te aseteve në nivelin e qeverisjes vendore.

Çelestina Dajlani, Inxhiniere, Shoqëria UK Gjirokastër (në këmbë djathtas) dhe trajneri Anri Dajko (në të majtë), gjatë prezantimit të një ushtrimi
Foto nga SHUKALB

Trajnimi u drejtua nga trajnerët Ing. Fjordi Bisha, Inxhinier Civil dhe Anri Dajko, Analist i Financës dhe Buxhetimit, nga ValuAdd Management, me mbështetjen e Ing. Elvis Ndreka dhe Belina Bertolaja, stafi teknik i projektit “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”.

Trajnimi ndërthuri prezantimet me diskutimet, ushtrime praktike dhe shkëmbimin e eksperiencave, gjë që mundësoi hapësirë për interaktivitet ndërmjet pjesëmarrësve mbi praktikat e tyre të menaxhimit të aseteve. Reagimet e marra nga pjesëmarrësit në fund të këtyre trajnimeve ishin shumë pozitive, veçanërisht në vlerësimin e temave të trajtuara si dhe shkëmbimin e përvojave mes tyre.