Thirrje per Abstrakte – Konferenca dhe Ekspozita e 6-të e Përbashkët Ballkanike, “Uji dhe Natyra”

Web Header_1024x440px_ALSHUKALB dhe SHUKOS ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 6-të të Përbashkët Ballkanike, Tiranë, Shqipëri, në datat 7 – 9 Nëntor 2018, në Expocity Albania.  Tema e Konferencës “Uji dhe Natyra” sjell në vëmendje nevojën për ruajtjen e natyrës dhe identifikimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë për të kapërcyer sfidat e ujit, dhe për të siguruar shërbim të besueshëm furnizimi me ujë dhe kanalizime, si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Fuqia e Konferencave të mëparshme, siç dëshmohet në anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer gjatë dhe pas çdo Konference, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e punimeve profesionale që janë prezantuar nga folësit e përzgjedhur. Jeni të mirëpritur të shikoni fushat dhe tematikat kryesore që organizatorët e Konferencës kanë hartuar për këtë vit dhe të konsideroni dorëzimin e një abstrakti për prezantim.

Thirrja për Abstrakte është tashmë e hapur për individët që duan të prezantojnë në Konferencë.  Abstraktet e dorëzuara do të vlerësohen më tej nga Komiteti i Teknik i Programit të Konferencës.  Informacion të mëtejshëm mbi konferencën dhe afatet për dorëzimin e Abstrakteve mund të gjenden në faqen e internetit të Konferencës www.balkansjointconference.org