Ujë për të Gjithë – Konferenca dhe Ekspozita e 7-të e Përbashkët Ballkanike

SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 7-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, në datat 6-8 nëntor 2019, në Hotel Emerald.  Tema e Konferencës, Ujë për të Gjithë, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2019 e OKB-së, dhe fokusohet në trajtimin e krizës së ujit duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë mbrapa.  Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt.  Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike.  Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Fuqia e Konferencave të mëparshme, siç dëshmohet në anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer gjatë dhe pas çdo Konference, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e punimeve profesionale që janë prezantuar nga folësit e përzgjedhur.  Jeni të mirëpritur të shikoni fushat dhe tematikat kryesore që organizatorët e Konferencës kanë hartuar për këtë vit dhe të konsideroni dorëzimin e një abstrakti për prezantim.

Përpara dorëzimit të Punimit të Plotë dhe Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në konferencë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në PowerPoint.

Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj lidhur me temat e mëposhtme:

Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive UK

Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve

Menaxhimi i Operimit Teknik të Shoqërive UK

Shërbimi ndaj Klientit

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Menaxhimi i Burimeve Ujore

Menaxhimi Financiar i Shoqërive UK

Menaxhimi i Ujit të Trajtuar dhe Llumit

Kuadri Rregullator

Afatet Kryesore 

Afati i Dorëzimit të Abstrakteve 2 Shtator 2019
Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve 10 Shtator 2019
Programi i Avancuar 1 Tetor 2019
Afati i Dorëzimit të Prezantimeve/Punimeve finale/ CV-ve 8 Tetor 2019

Për më shumë informacion rreth Programit të Konferencës, ju lutemi na kontaktoni në:

Programi i Konferencës:                 program@balkansjointconference.org

Nadire Vitija (SHUKOS):                    Tel: +383 38 526 873; Cel: +383 44 182 497

Jonida Ahmeti (SHUKALB):               Tel: +355 42 245 101; Cel: +355 69 60 12 782

 

Për regjistrimet në Konferencë dhe Ekspozitë ju lutemi të na kontaktoni në:

Email:                                                 info@BalkansJointConference.org

Fatbardha Muqiqi, SHUKOS:             Tel: +383 38 526 873, Mob: +383 44 926 646

Alban Kushi, SHUKALB:                    Tel: +355 42 245 101, Mob: +355 69 60 12782

Faqa e internetit:                                 http://balkansjointconference.org

 

SHUKOS dhe SHUKALB ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.