Thirrje për Abstrakte – Uji dhe Ndryshimet Klimatike, Konferenca dhe Ekspozita e 8-të e Përbashkët Ballkanike

SHUKALB dhe SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 8-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet virtualisht në Tiranë, Shqipëri, në datat 4-6 nëntor 2020 si një aktivitet virtual.

Tema e Konferencës, Uji dhe Ndryshimet Klimatike, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2020, dhe fokusohet tek këto dy tema dhe se si  lidhen në mënyrë të pandashme me njëra-tjetrën. Ndryshimet klimatike janë një kërcënim i vërtetë për burimet ujore pasi ndikojnë në sasinë, ndryshueshmërinë, kohën, formën dhe intensitetin e reshjeve, të ekspozuara përmes ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë thatësirat dhe/ose përmbytjet, por edhe ngritja e niveleve të detit dhe shkrirja e akullnajave. Për të trajtuar ndryshimet klimatike, ne kemi nevojë të zhvillojmë dhe zbatojmë strategji të adaptimit që integrojnë grupet e interesit në sektorë të ndryshëm dhe të koordinuar dhe përtej kufijve, duke u përqëndruar në menaxhimin e sigurtë dhe të qëndrueshëm të ujit. Përtej kësaj, secili prej nesh ka një rol për të luajtur.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë profesionistët në sektorin e ujit, mblidhen dhe diskutojnë, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre mbi çështje me interes në sektorin e ujit.

Fuqia e Konferencës së Përbashkët Ballkanike, siç dëshmohet nga anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer ndër vite, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e diskutimeve plenare, punimeve profesionale të prezantuara nga profesionistë të njohur në të dy vendet dhe më gjerë në rajon. Jeni të mirëpritur të shikoni fushat dhe tematikat kryesore para se të dorëzoni një abstrakt për prezantim.

Përpara dorëzimit të Punimit të Plotë dhe Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në konferencë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në PowerPoint.

Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj duke përfshirë por jo duke u kufizuar në temat e mëposhtme:

Qeverisja dhe Politikat për Shoqëritë UK Kuadri Rregullator

Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve

Menaxhimi i Burimeve Ujore

Menaxhimi Financiar i Shoqërive UK

Menaxhimi i Operimit Teknik të Shoqërive UK

Menaxhimi I Ujit të Trajtuar dhe Llumit

Shërbimi ndaj Klientit

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Afatet Kryesore

Afati i Dorëzimit të Abstrakteve 3 Shtator, 2020
Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve 10 Shtator, 2020
Programi i Avancuar 7 Tetor, 2020
Afati i Dorëzimit të Prezantimeve/Punimeve finale/ CV-ve 15 Tetor 2020

Për më shumë informacion rreth Programit të Konferencës, ju lutemi na kontaktoni në:

Programi i Konferencës::                  program@balkansjointconference.org                              Nadire Vitija, SHUKOS:                    Tel: +383 38 526 873; Cel: +383 44 182 497                    Jonida Ahmeti, SHUKALB:               Tel: +355 42 24 5101; Cel: +355 69 60 12782

Për regjistrimet në Konferencë dhe Ekspozitë ju lutemi të na kontaktoni në:

Email:    info@BalkansJointConference.org                                                                                      Alban Kushi, SHUKALB:                    Tel: +355 42 245 101, Cel: +355 69 60 12782                      Fatbardha Muqiqi, SHUKOS:             Tel: +383 38 526 873, Cel: +383 44 926 646                    Faqa e internetit:                                http://balkansjointconference.org

SHUKALB dhe SHUKOS ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.