Valu Add Management Services Promovon Semira Kasimati-Vathin në Pozicionin e Zv. Presidentes dhe Drejtores Operative

Valu Add Management Services, anëtari më i vjetër i SHUKALB nga sektori privat, njoftoi së fundmi se znj. Semira Kasimati-Vathi është promovuar në pozicionin e ri në firmë të Zv. Presidentes dhe Drejtores Operative. Znj. Kasimati-Vathi iu bashkua Valu Add-it në vitin 2000, vetëm tre muaj pasi pronari dhe presidenti i firmës, Philip Giantris, hapi zyrën në Shqipëri.  Gjatë 16 viteve të fundit, si ajo ashtu dhe firma janë rritur së bashku.

Znj. Kasimati-Vathi është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Menaxhim dhe që kur nisi punë në Valu Add, ajo ka qenë tërësisht e fokusuar në zhvillimin e aftësive të saj konsulente në fushën e menaxhimit të shoqërive ujësjellës kanalizime me ekspertizë të veçantë në planifikimin e biznesit, zhvillimin e forcës punëtore dhe praktikat e shërbimit ndaj klientit, faturimit dhe arkëtimit.  Ajo nuk është vetëm një profesioniste e vërtetë në fushat e saj të ekspertizës, por edhe një menaxhere profesionale e vërtetë, që e kupton se përgjegjësia e një menaxheri është si mësimi i stafit të ri që i bashkohet firmës, ashtu dhe udhëheqja e tyre.

Përvoja e saj profesionale shkon përtej Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, dhe përfshin angazhim të gjerë në planifikimin e biznesit të shoqërive ujësjellës kanalizime në Filipine dhe në Liban.  Më së fundi në Shqipëri, ajo ka treguar një lidership të lartë në angazhimet e Valu Add-it nën Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore dhe në kuadër të Projektit të Strategjisë së Financimit të Sektorit të Ujit të Bankës Botërore. Ajo është gjithashtu duke mbikëqyrur zyrën dhe koordinimin e konsulentëve për punën e Valu Add-it nën USAID-in në Nigeri në lidhje me forcimin organizativ të Këshillit të Ministrit Afrikan për Ujin.

Menjëherë pasi iu bashkua Valu Add-it, ajo u “vu në punë” nga Z. Giantris, i cili në po të njëjtin vit, 2000, po punonte me një grup të vogël drejtorësh të shoqërive UK për të formuar SHUKALB.  Në ato ditë të para, znj. Kasimati-Vathi ishte i gjithë stafi vullnetar i SHUKALB.  Sot, përfshirja e saj profesionale në sektorin e ujit është rritur dhe aktualisht shërben në Këshillin Strategjik të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit, me seli në Hagë.

Shoqata përgëzon Semirën për këtë promovim të fituar me meritë dhe për përkushtimin e saj ndaj sektorit të ujit në Shqipëri, si dhe duke u kujdesur si një “nënë” për SHUKALB në ditët e para të tij.