Viti 2020 i SHUKALB në fokus – Mesazh nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive

Ndërsa po numërojmë orët e fundit të këtij viti të paprecedentë 2020, dëshirojmë t’i urojmë të gjithë anëtarëve, mbështetësve dhe miqve tanë, një vit të ri të gëzuar, të lumtur dhe plot shëndet në vitin 2021! Ky vit na ka testuar dhe sfiduar të gjithëve ne, në mënyra që ndoshta nuk i kemi imagjinuar më parë. Nga ana tjetër, kjo na ka bërë të reflektojmë më shumë dhe të vlerësojmë më shumë disa gjëra. Një nga ato gjëra është vlera e partneriteteve dhe forca që vjen nga njerëzit me të cilët punoni. Ndërsa me vështirësi kemi arritur të takohemi dhe të mblidhemi si zakonisht, si pjesë e aktiviteteve tona, ne jemi inkurajuar jashtëzakonisht nga kontakti dhe shkëmbimi virtual me anëtarët tanë. Ne jemi mirënjohës dhe krenarë në veçanti, për qëndrueshmërinë e treguar nga shoqëritë UK tona anëtare, të cilat pavarësisht periudhës së mbylljes dhe rrethanave të vështira, siguruan shërbime të sigurta dhe të besueshme të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për popullsinë e Shqipërisë.

Shprehja “Askush nuk është ishull …” u përshtatet mirë edhe organizatave, dhe në këtë drejtim as SHUKALB nuk është një ishull dhe ne nuk qëndrojmë vetëm. Ndërsa ne gjithmonë e kemi vleresuar mbështetjen që kemi marrë gjatë gjithë viteve nga partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë, këtë vit kemi edhe më shumë arsye për ta bërë. Ne jemi mirënjohës që në këtë vit veçanërisht sfidues, kemi pasur partnerë dhe miq të shkëlqyeshëm për t’u mbështetur, të cilët me mbështetjen e tyre na ndihmuan të përmbushnim misionin tonë dhe e bënë 2020 të ndjehet shumë më lehtë.

Ky vit shënoi edhe 20 vjetorin e SHUKALB. Ne po rritemi, dhe me këtë rriten edhe përgjegjësitë tona përpara anëtarëve tanë, dhe të gjithë partnerëve dhe palëve tona të interesit, për të vazhduar të jemi një forcë e rëndësishme dhe pozitive që kontribuon në përmirësimin e sektorit të ujit në Shqipëri. Ndërsa nuk mund ta festonim këtë përvjetor domethënës ashtu siç e kishim planifikuar, ne jemi mirënjohës që e kemi shënuar përvjetorin tonë me qëndrueshmëri, ekspertizë dhe dhembshuri. Paragrafët e mëposhtëm ofrojnë një përmbledhje të disa prej pikave kryesore të aktiviteteve kryesore dhe eventeve që SHUKALB ndërmori këtë vit, si pjesë e fushave të ndryshme të aktiviteteve dhe projekteve të tij.

Si përgjigje e shpejtë ndaj shpërthimit të COVID-19 në Shqipëri, në fillim të muajit mars 2020, SHUKALB reagoi shpejt duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me shoqëritë UK anëtare dhe duke ndjekur progresin e masave të ndërmarra nga anëtarët e tij ndërsa në të njëjtën kohë ndau informacione të vlefshme me ta.  SHUKALB krijoi një sesion të dedikuar në faqen e tij të internetit me informacion rreth sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në lidhje me pandeminë COVID-19.

Gjatë prillit 2020, SHUKALB zhvilloi një anketim online drejtuar shoqërive UK dhe organizatave të tjera të sektorit të ujit në Shqipëri, në mënyrë që të maste ndikimin fillestar të pandemisë dhe masat që u ndërmorën për të menaxhuar rrezikun dhe planet për emergjencat. Gjatë muajit maj 2020, SHUKALB organizoi me sukses dy webinare për të diskutuar mbi impaktin e pandemisë COVID-19 te shoqëritë UK në Shqipëri.. Të dy webinaret kishin një pjesëmarrje të gjerë nga aktorë të ndryshëm të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë, si shoqëri UK, donatorë, NJQV-të, qeveria qendrore, institucionet financiare, akademia, ambasadat e huaja në Shqipëri, kompanitë private, si dhe profesionistë të tjerë të sektorit te ujit.

Në kuadër të Programit të tij të Trajnimit, SHUKALB zhvilloi 5 kurse trajnimi, 3 prej tyre online, në të cilat morën pjesë punonjës nga 13 shoqëri ujësjellës kanalizime anembanë Shqipërisë, të cilat mbuluan tema të tilla si pasqyrat financiare, menaxhimi, menaxhimi i aseteve, dhe kampionimi dhe procedurat laboratorike. Për vitin 2021 ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë përpjekjet tona për të ofruar dhe zhvilluar kurse trajnimi dhe programe të zhvillimit të kapaciteteve që i përgjigjen nevojave të shoqërive tona anëtare ujësjellës kanalizime, dhe më gjerësisht sektorit të ujit, duke përdorur burimet tona, si dhe si pjesë e partneriteteve përmes aktivitete të vazhdueshme rajonale.

Në kuadër të Projektit Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN), SHUKALB zhvilloi trajnimet “Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve”dhe “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në sektorin e ujësjellës kanalizimeve“, të cilat u zhvilluan online. Trajnimet u ndoqën gjithsej nga stafi i 14 shoqërive UK, 7 bashki, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) dhe Enti Rregullator i Ujit. Në vazhdim, SHUKALB zhvilloi 2 dy shkëmbime të eksperiencave mes kolegëve për “Projektet e suksesshme të infrastrukturës së kanalizimeve dhe trajtimit të ujit të ndotur”,me pjesëmarrje nga stafi i 16 shoqërive UK, AKUM dhe bashkive. Për më tepër, SHUKALB ka organizuar aktivitete për të diskutuar dhe mbledhur reagime nga anëtarët e tij mbi temat kryesore të advokimit.

Gjatë vitit 2020, SHUKALB ka implementuar fazën e dytë të Projektit “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”, i cili konsiston në Menaxhimin e Mirëmbajtjes për të përmirësuar produktivitetin dhe efikasitetin e funksionit të mirëmbajtjes dhe dhënies së shërbimit, si dhe për regjistrimin e problemeve të mirëmbajtjes për përdorim të mëtejshëm në Planifikimin e Rehabilitimit / Mirëmbajtjes, për 11 shoqëri UK. Për më tepër, SHUKALB ka implementuar fazën e parë, regjistrimin e aseteve dhe menaxhimin e të dhënave në rrjet, për 8 shoqëri UK të reja që iu bashkuan Projektit, duke prfshirë në total 19 shoqëri UK.

Në kuadër të Projektit “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë” dhe në kontekstin e pandemisë COVID-19, GIZ Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (GIZ ORF MMS) në bashkëpunim me Shoqatën Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë (SHUKALB), shpërndanë pako me dezinfektantë dhe pajisje mbrojtëse për 19 shoqëri ujësjellës kanalizime në Shqipëri.

Në partneritet me SHUKOS, ne vazhduam dhe zhvilluam me sukses për të 6-n herë programin e Krahasimit të Standardizuar (Benchmarking) për Shqipërinë dhe Kosovën, ne kuadër të Partneritetit te Danubit (D-LeaP).

Në përputhje me përpjekjet e tij për të siguruar mbështetje për shoqëritë UK anëtare në përballjen me pandeminë COVID-19, SHUKALB ka marrë financim për një Grant Projekt të titulluar “ORF MMS – Sigurimi i Mbështetjes për Bashkitë dhe Shoqëritë UK Publike për Menaxhimin e Krizës Covid-19 në Shqipëri”. Granti është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe është e përfshirë administrativisht në Projektin GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”. Projekti mbështetet dhe bashkëfinancohet gjithashtu nga  Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit të Danubit (IAWD). Në zbatimin e këtij projekti, SHUKALB do të përdorë Programin ekzistues të Partneritetit të Danubit (D-Leap) Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave (WSP & CM), i cili është rregulluar për të përballuar ndikimin e pandemisë COVID19.

Këtë vit Konferenca dhe Ekspozita vjetore e Përbashkët Ballkanike u organizua për herë të parë si një event virtual, më 4, 5, 6 nëntor 2020.  Pavarësisht rrethanave të pazakonta, Konferenca virtuale tërhoqi mbi 200 profesionistë të ujit që përfaqësonin shoqëri UK, komunitetin e donatorëve, kompani private, institucione akademike, si dhe institucione të tjera të qeverisjes qendrore dhe lokale nga 15 vende të ndryshme. Pjesëmarrësit në Konferencë patën mundësinë të vizitonin Ekspozitën e parë Virtuale të organizuar përmes një platforme virtuale ku kompanitë ekspozuese prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre përmes videove, imazheve, broshurave dhe informacioneve të tjera të rëndësishme.

Përsa i përket programeve tona të “Edukimit dhe Ndërgjegjësimit”, SHUKALB përfundoi me sukses programin Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit për nxënësit e klasave të 8-ta dhe programin “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme për nxënësit e klasave të 11-ta, të zbatuara në kuadër të marrëveshjes dhe me bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Shqipërisë.  Të dy programet u zbatuan me mbështetjen e programit “Orientimi i Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime drejt Performancës dhe Konsumatorit”, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH”.

The World Water Monitoring Challenge Program included 18 elementary schools from 6 coastal cities, Shkoder, Lezhe, Kavaja, Durres, Vlora and Saranda, involving about 1,300 children, while the High School “Science Fair” program included 5 high schools from Shkoder, Lezhe, Kavaja, Durres and Vlora, involving 100 students.

Programi Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit angazhoi 18 shkolla fillore nga qytetet bregdetare Shkodër, Lezhë, Kavajë, Durrës, Vlorë and Sarandë, duke përfshirë mbi 1,300 nxënës, ndersa programi “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme angazhoi 5 shkolla te mesme nga qytetet Shkodër, Lezhë, Kavajë, Durrës dhe Vlorë, duke përfshirë 100 studentë.

Më 14 tetor 2020, SHUKALB nënshkroi një Letër Qëllimi me Rotary Club të Haifa në Izrael, Hi-Teach dhe Rotary Club të Tirana International për organizimin e programit arsimor inovativ STEAM të Rotary Hands Across Waters (RHAW) për shkollat e mesme në Shqipëri. SHUKALB do të zbatojë këtë program nën ombrellën e Programit ekzistues “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë.

Të gjitha këto arritje janë rezultat i punës së madhe të stafit të Shoqatës, mbështetjes së Bordit të Drejtorëve dhe përkushtimit të anëtarëve tanë.  Ne shpresojmë të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këto arritje të mëparshme në Vitin e Ri 2021, me një vizion dhe energji të freskët.