Z. Ndriçim Shani përzgjidhet për herë të dytë Kryetar i Entit Rregullator të Ujit

Ndriçim Shani, Kryetar i Entit Rregullator të Ujit
Foto nga ERRU

Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 491, datë 24.06.2020, Z. Ndriçim Shani përzgjidhet Kryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit duke vijuar ushtrimin e mandatit të tij të dytë në drejtim të këtij institucioni.

Përgjatë mandatit të tij të parë, falë punës dhe eksperiencës shumë vjeçare të tij në sektorin e ujit, ai ka dhënë një kontribut të veçantë në përmirësimin e performancës institucionale dhe instrumenteve rregullatore në drejtim të realizimit të misionit dhe vizionit që ka ky institucion. Vlen të përmendet hartimi dhe përmirësimi i dokumenteve si: Raportet Vjetore të ERRU-së dhe Raportet Vjetore të Performancës së shoqërive UK, Analiza e thelluar e aplikimeve për miratim tarife, si dhe hartimi i dokumenteve si: Platforma e Data Bazës për Grumbullimin e të Dhënave nga Shoqëritë UK në drejtim të saktësisë dhe besueshmërisë së të dhënave, Hartimi i modelit të Raportit të Bilancit të Ujit, Rregullore për organizimin e seancave dëgjimore me publikun, Rregullore e Trajtimit të Ankesave etj.

Gjithashtu Z. Shani ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të rolit të rregullatorit duke e bërë një zë të rëndësishëm midis aktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar në kuadër të zhvillimeve sektoriale.

SHUKALB i uron Z. Shani suksese të mëtejshme në mandatin e tij të dytë si Kryetar i ERRU-së dhe pret në vazhdim të mbështesë rolin e ERRU, nën drejtimin e Z. Shani, për avancimin e sektorit të ujit në Shqipëri.