Z. Shkëlqim Leskaj emërohet drejtori i ri i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Që prej muajit korrik 2020, z. Shkëlqim Leskaj është drejtori i ri i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UK Vlorë). Z. Leskaj vjen nga bota e biznesit, teksa në Vlorë ka menaxhuar një kompani të njohur në fushën e ndërtimit që prej vitit 2006, ndaj e shikon si një sfidë personale drejtimin dhe transformimin e UK Vlorë.

Z. Leskaj ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Programin e Studimit: Administrim Biznes, Dega Marketing në Universitetin e Vlorës. “Ismail Qemali”, në vitet 2003-2007. Më pas ka përfunduar si degë të dytë, Fakulteti Juridik, titulluar Jurist me Diplomë të Integruar e Nivelit të Dytë, Dega Drejtësi, po në Universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”, në vitet 2005-2009. Z. Leskaj njihet për aftësi të punës në grup, por ka dhënë kontributin e tij si biznesmen duke mbështetur shumë zhvillime të ndryshme në qytet, sociale, ekonomike, por duke ndihmuar edhe shtresa në nevojë.

Prioriteti kryesor i drejtorit të ri të UK Vlorë, është shërbimi ndaj konsumatorëve familjarë dhe privatë, duke u krijiuar të gjithë aksesin e nevojshëm për të gjetur një derë të hapur dhe për të adresuar e zgjidhur problemet e tyre. Në këtë kuadër drejtori Shkëlqim Leskaj, zhvillon pritje me qytetarët çdo të premte nga ora 12:00 deri në orën 15:00, duke respektuar çdo masë kundër Covid 19. Në dispozicion janë edhe dy numra telefoni për kontaktin me konsumatorët, si dhe faqja zyrtare në “Facebook” dhe e internetit të shoqërisë.

Formalizimi i të gjithë abonentëve dhe rritja e nivelit të arkëtimeve, do të jetë një tjetër sfidë në këtë detyrë. Rritja e arkëtimeve deri në 60%, riorganizimi i çdo strukture të ndërmarrjes duke pozicionuar çdo punonjës sipas aftësisë, objektivat afatshkurtër deri në fund të vitit. Me fillimin e punës, niveli i arkëtimeve për faturën korrente, pra për faturën e muajit është në nivelin 46% dhe arkëtime nga debitë e prapambetura 10%. Nën drejtimin e Leskajt, ditët e fundit është nisur një fushatë ku po njoftohet çdo subjekt privat dhe në veçanti hotelet, për detyrimet që kanë ndaj Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Për sezonin e dimrit dhe me reshje janë marrë dhe po merren disa masa për pastrimin e kanaleve të ujërave të larta si dhe pastrimi i rrjetit të kanalizimeve, një punë kjo e përditshme. Po, ashtu lobimi i fuqishëm për thithjen e sa më shumë investimeve do të jetë një tjetër sfidë e Leskajt.

SHUKALB dëshiron t’i urojë z. Leskaj suksese në detyrën e tij, si dhe dhe mirëpret në vazhdim angazhimin e tij aktiv në rolin e Anëtarit të Bordit Drejtues të SHUKALB.