Vlora Water Supply and Sewerage Company is Fully Engaged to Bring the Situation Back to Normality after the Floods
December 28, 2017
[:sq]Gjatë punimeve për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve, gjatë situatës së përmbytjeve Foto nga UK Vlorë
Në fillim të muajit dhjetor qyteti i Vlorës u përball me një situatë reshjesh me intensitet të lartë duke shkaktur përmbytje të mëdha në zona të ndryshme të qytetit. Megjithë situatën vështirë, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UK Vlorë) e përballoi me sukses situatën e krijuar nga reshjet e shumta. UK Vlorë dhe autoritetet vendore i njoftuan qytetarët dhe bizneset e ndryshme disa ditë përpara rreth situatës së mundshme të përmbytjeve. Ky informim i publikut bëri të mundur që të shmangeshin në minimum dëmet nga përmbytja.
Grupet e punës të drejtuara nga UK Vlorë u angazhuan totalisht në terren, natën edhe ditën, për të kthyer në normalitet qytetin duke bërë pastrimin e rrjetit të kanalizimeve në shumë zona të qytetit. U morën masa për të sistemuar rrugën kryesore të qytetit, si edhe disa nga pikat që njihen si problematike. UK Vlorë vendosi në dispozicion të banorëve disa autobotë duke bërë të mundur heqjen e ujit nga zonat e përmbytura dhe njëkohësisht duke kryer pastrimin e linjave të furnizimit me ujë.
Aksionet e kryera u ndoqën nga afër nën udhëheqjen dhe monitormin e drejtpërdrejt të drejtorit të UK Vlorë, Dorian Xhelili, i cili angazhoi të gjithë punonjësit e shoqërisë, të cilët shkuan derë më derë në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.
Gjatë punimeve për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve Foto nga UK Vlorë
Zona më e prekur nga përmbytjet ishte ajo e Novoselës, ku për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë u dëmtua rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm. UK Vlorë njoftoi të gjithë banorët e Novoselës dhe të gjithë zonave përreth, që të mos e konsumonin ujin për të pirë apo për gatim, deri në një njoftim të dytë. Falë punës së palodhur të punonjësve të njësisë së Novoselës, defekti në rrjetin e ujësjellësit u riparua duke e sjellë situatën në normalitet.
Pas normalizimit të situatës së përmbytjeve, UK Vlorë ka vazhduar më tej aksionin për pastrimin e shumë kanaleve të ujërave të shiut, një pjesë e mirë e të cilëve derdhet në Hidrovorin e madh të qytetit. E ndërsa është bërë një punë e mirë në këtë drejtim, është hasur një fenomen shumë shqetësues nga stafi i UK Vlorë. Një numër qytetarësh të papërgjegjeshëm hedhin mbetje të ndryshme, duke bllokuar dhe në disa raste duke dëmtuar rrjetin e kanalizimeve. Përveç rritjes së ndërgjegjësimit për këtë çështje, UK Vlorë po punon edhe me autoritetet përkatëse për të siguruar që ngjarje të tilla të mos vazhdojnë të ndodhin në të ardhmen.
Stafi i UK Vlorë duke shpërndarë dhuratat fëmijëve të Shkollës Speciale Foto nga UK Vlorë
Përveç punës së përditshme, në kuadër të festave të fundvitit, UK Vlorë ka qenë aktive edhe në përmbushjen e përgjegjësive të saj sociale. Nën kujdesin e veçantë të drejtorit, Dorian Xhelili, kompania përgatiti dhe shpërndau dhurata fëmijëve të Shkollës Speciale PLM në Vlorë. Gjatë momentit të ndarjes së dhuratave, drejtori Xhelili tha: “Jemi këtu për të gëzuar këta fëmijë me këto dhurata në prag të festave të fundvitit. Me këtë gjest human, duam që të tregojmë se ne jemi sa më pranë qytetarëve edhe me akte të tilla. Këta fëmijë kanë më shumë se çdokush nevojë për ngrohtësi dhe dashuri. Kjo lidhet edhe me imazhin e ri, që ne së bashku me stafin tonë, me këta djemë dhe vajza të reja, duam ti japim Ujësjellës Kanalizime Vlorë”.[:en]
Working for clearing the sewerage network in floods’ aftermaths. Photo Credit: Vlora WSSC
At the beginning of December, the city of Vlora was faced with high-intensity rain showers, causing huge flooding in various parts of the city. Despite of the difficult situation, Vlora Water Supply and Sewerage Company (WSSC) managed to successfully handle the situation created by the heavy rains. Vlora WSSC and local authorities notified the citizens and the local businesses on the potential of flooding some days prior to the heavy rains. These early warnings helped to keep the damages from flooding at minimum levels.
The working groups let by the Vlora WSSC were fully engaged on the field, at day and night time, to bring the city back to normality, by cleaning up the sewer network in several areas of the city. Special attenditon was also paid to the main avenue of the city and to some other junctures recognized as problematic. Vlora WSS made available specific equipment to the locals to remove water from the inundated areas and to simultaneously clean the water supply pipelines.
Such works were implemented under the direct leadership and monitoring of the Director of Vlora WSSC Dorian Xhelili, who engaged all the staff of the company, who went door-to-door to assist the households affected by floods.
Working for clearing the sewerage network Photo Credit: Vlora WSSC
The area mostly affected by floods was that of Novosela, where because of water washing over Vjosa’s riverbed, the drinking water system was damaged. Vlora WSSC notified all the inhabitants of Novosela and of the surrounding areas not to use water for drinking or cooking purposes, until a second notification was released. Thanks to the tireless work of the staff of the unit of Novosela, the defect in the water-supply network was repaired, and the situation was brought back to normality.
Upon normalization of the situation caused by flooding, Vlora WSSC continued with its actions to clean out the stormwater canals, a considerable number of which end up in the biggest pumping station of the city. While a significant amount of work has been done to this end, a concerning phenomenon has been noticed by the staff of Vlora WSSC. A number of irresponsible citizens damp trash in the sewerage network, causing this way blockages and in some cases damages to the network. Besides raising awareness on this issue, Vlora WSS is working also with the relevant authorities to ensure that such events do not continue to happen in the future.
Vlora WSSC staff distributing presents to the children of the Special School Photo Credit: Vlora WSSC
In addition to its routine work, in the context of the end-of-year celebrations, Vlora WSSC has been active in fulfilling also its corporate social responsibilities. Under the special auspicious of the Director, Dorian Xhelili, the company prepared and delivered presents to the children of the Special School PLM in Vlora. While handing the presents over to the children, Director Xhelili said: “We are here to cheer up these children with some presents at this holiday season.. Via this modest gesture, we wish to demonstrate that we remain close to the citizens in every way we can. These children need support and love more than anyone else. This is also part of the new image, that we all, together with our young staff, want to create for the Water Supply and Sewerage Company of Vlora”.[:]