Water Supply and Sewerage Companies in Action for the Implementation of Water Sector Reform
February 7, 2018
[:sq]Qytetarë të Vlorës duke u informuar në një nga sportelet e UK Vlorë Foto nga UK Vlorë
Pas nisjes së reformës në sektorin e ujit dhe “Aksionit për Ujin” nga qeveria shqiptare në fillim të nëntor 2017, shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të SHUKALB kanë marrë menjëherë masat e nevojshme për impelementimin me sukses të saj.
Secila shoqëri ka informuar konsumatorët e saj përmes kanaleve të tyre të informimit mbi qëllimin e Aksionit për Ujin, masat e nevojshme që duhet të ndërmarrin konsumatorët, si dhe afatet respektive. Gjatë kësaj periudhe shoqëritë ujësjellës kanalizime kanë nxitur konsumatorët e tyre që të deklarojnë lidhjet e tyre të paligjshme dhe të legalizojnë marrëdhëniet me shoqërinë përmes një kontrate shërbimi.
Mark Molla, drejtor i UK Shkodër gjatë një interviste mbi reformën në një televizion lokal në Shkodër Foto nga TV1 Channel, Shkodër
Disa prej drejtuesve të shoqërive, si Dorian Xhelili, drejtor i Ujësjellës Kanalizme Vlorë (UK Vlorë), apo Mark Molla, drejtor i Ujësjellës Kanalizime Shkodër (UK Shkodër), kanë qenë të pranishëm në televizione lokale, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me zbatimin e aksionit për ujin.
Fletëpalosja informuese e UK Tiranë
Një tjetër mjet komunikimi i përdorur nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UK Tiranë) ishte një fletëpalosje informuese e cila u është shpërndarë konsumatorëve sëbashku me faturën e tyre mujore. Fletëpalosja
përshkruan qartësisht të gjithë informacionin e nevojshëm dhe hapat që duhet të ndiqen nga konsumatori përkatës, si dhe dhe një numër telefoni në dispozicion, pa pagesë, për çdo pyetje të mundshme.
Fushatat ndërgjegjësuese ka qenë aktive edhe përmes medias sociale (Facebook, twitter), gazeta, dhe në youtube. Në disa qytete, shoqëritë ujësjellës kanalizime kanë organizuar takime me banorët e njësive administrative përkatëse.
Këto fushata dhanë shpejt rezultate pozitive në shumë shoqëri ujësjellës kanalizime, ku konsumatorët kanë shtuar rradhët pranë sporteleve të informacionit, si dhe janë lidhur shumë kontrata të reja dhe akt marrëveshje lehtësuese për konsumatorët debitorë. Ndërkohë, shoqëritë kanë qenë aktive në identifikimin e lidhjeve të paligjshme, duke marrë masat e nevojshme ligjore në raste të tilla, si dhe në zëvendësimin e matësave që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme teknike.
Task forca e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tepelenë (UK Tepelenë) gjatë aksionit për vendosjen e lidhjeve të reja. Foto nga UK Tepelenë
Më 29 janar, Damian Gjiknuri, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, mbajti një konferencë shtypi ku njoftoi shtyrjen e afatit për përmbushjen e detyrimeve nga konsumatorët familjarë, deri më 28 shkurt 2018. Shtyrja u bë për shkak të rritjes së rradhëve të konsumatorëve pranë sporteleve të shoqërive, si dhe me qëllimin për t’u dhën më tepër kohë të gjithë banorëve për të përfunduar procedurat e nevojshme ligjore.[:en]Vlora citizens getting information at a customer desk of Vlora WSSC Photo Credit: (Vlora WSSC)
After the launching of the water sector reform and the “Action for Water” by the Albanian Government in the beginning of November 2017, the water utility members of SHUKALB have immediately taken the necessary measures for its successful implementation.
Every water utility has informed its customers through their communication channels regarding the aim of the Action for Water, the necessary steps to be taken by the customers, and the respective deadlines. During this period the water utilities have been encouraging their customers to declare their illegal connections, and legalize the relationship with the water utility through a service contract.
Mark Molla, director of Shkodra WSSC during an interview about the reform at a local TV station in Shkodra Photo Credit: TV1 Channel, Shkodra
Some utility directors, such as Dorian Xhelili, director of Vlora Water Supply and Sewerage Company (Vlora WSSC), and Mark Molla, director of Shkodra Water Supply and Sewerage Company (Shkodra WSSC), have been present at local televisions, raising public awareness and answering questions to journalists regarding the implementation of the action for water.
Tirana WSSC information leaflet
Another communication tool used by Tirana Water Supply and Sewerage Company (Tirana WSSC) was an information leaflet distributed to customers along with the monthly bill. The leaflet clearly describes all the necessary information and steps to be followed by the relevant customer, and an available phone number, free of charge, for any possible question.
The awareness campaigns have been active also through social media (Facebook, twitter), newspapers, and on YouTube. In several cities, the water utilities have organized meetings with residents of the respective administrative units.
These campaigns gave quickly positive results in many water utilities, where customers have been queued to information desks, and many new service contracts and facilitation agreements for the debtors have been registered. On the other side, the utilities have been active in identifying the illegal connections, taking the legal actions in such cases, and in replacing water meters that did not meet the proper technical conditions.
Tepelena Water Supply and Sewerage Company (Tepelena WSSC) task force during the work for establishing new connections. Photo credit: Tepelena WSSC
On January 29th, Damian Gjiknuri, Minister of Energy and Infrastructure held a press conference announcing the postponing of the deadline for the fulfillment of obligations by residential customers, until February 28th, 2018. The postponement was due to the increase of the customer queues at the utilities counters, and with the purpose of giving more time to all residents to complete the necessary legal procedures.[:]