SHUKALB Participates at the Danube Water Conference
June 7, 2018
[:sq]Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB, gjatë panelit të diskutimit “Veprimet ndërkombëtare dhe kombëtare për arritjen e shërbimeve të qëndrueshme të ujit dhe kanalizimeve” Foto nga Konferenca e Ujit të Danubit
Konferenca e Ujit të Danubit u mbajt në datat 02-03 maj 2018, në Vjenë, Austri, e organizuar bashkërisht nga Banka Botërore dhe Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit Danub (IAWD). Tema e konferencës për këtë vit ishte “Arritja e shërbimeve të qëndrueshme ujësjellës kanalizime për të gjithë: progresi, sfidat dhe veprimet e ardhshme në Rajonin e Danubit”.
Konferenca mblodhi 165 pjesëmarrës nga qeveritë kombëtare dhe lokale, agjencitë rregullatore, shoqatat e ujit dhe shoqatat profesionale, si dhe akademia, të cilët vinin nga 16 vende të rajonit të Danubit.
SHUKALB u përfaqësua në programin e Konferencës nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, e cila ishte përzgjedhur si paneliste në panelin e diskutimit “Veprimet ndërkombëtare dhe kombëtare për arritjen e shërbimeve të qëndrueshme të ujit dhe kanalizimeve”. Në fjalën e saj, znj. Poçi ndau punën që SHUKALB ka bërë në zhvillimin dhe zbatimin e programit të saj të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri, si një mjet i rëndësishëm për arritjen e qëndrueshmërisë së shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve në të ardhmen. Përveç kësaj, si pjesë e vizionit afatgjatë të SHUKALB për qëndrueshmërinë, znj. Poçi përmendi punën e SHUKALB përgjatë viteve, në rritjen e ndërgjegjshmërisë te brezat e rinj për çështjet e ujit, përmes programeve të tij të edukimit dhe ndërgjegjësimit.
Konferenca u ndoq nga një delegacion i madh përfaqësuesish të shoqërive ujësjellës kanalizime, si dhe aktorë të tjerë si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe Enti Rregullator i Ujit. Folës të tjerë shqiptarë pjesë të Programit të Konferencës ishin Evis Gjebrea, Nën Drejtoreshë e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, e cila mbajti një prezantim mbi “Modernizimin e fuqisë punëtore: Prezantimi i diagnostikimit gjinor dhe të moshës dhe përvojat me vlerësimet EDGE”, gjatë sesionit “Politika të zgjuara për shërbime gjithëpërfshirëse”. Arlinda Ibrahimllari, Drejtoreshë Teknike e Departamentit Sanitar, Ujësjellës Kanalizimeve Korçë, mbajti një prezantim mbi “Zvogëlimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes përmes zbatimit të energjisë diellore në Ujësjellës Kanalizime Korçë – Eksperiencat e zbatimit nga Shqipëria” Shërbime të Forta Nëpërmjet Inovacionit”. Znj. Ibrahimllari ishte gjithashtu paneliste në seancën plenare mbyllëse të Konferencës.
Pjesëmarrësit në Konferencën e Ujit të Danubit 2018 Foto nga Konferenca e Ujit të Danubit
[:en]Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, SHUKALB, during the panel discussion “International and National Actions to Achieve Sustainable Water and Sanitation Services”. Photo Credit: Danube Water Conference
The Danube Water Conference was held on 02-03 May, 2018, in Vienna, Austria, jointly organized by the World Bank and the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area (IAWD). The theme of the Conference for this year was “Achieving sustainable water and sanitation for all: progress, challenges and future actions in the Danube Region”. The conference brought together 165 participants from national and local governments, regulatory agencies, water utilities and professional associations as well as academia coming from 16 countries in the Danube region.
SHUKALB was represented at the Conference program by Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, who was featured as a panelist at the panel discussion “International and National Actions to Achieve Sustainable Water and Sanitation Services”. In her remarks, Ms. Poci shared the work that SHUKALB has been doing in developing and implementing its training and capacity development program for the water supply and sewerage utilities in Albania, as an important tool to achieving sustainability of water supply and sewerage services in the future. In addition, as part of SHUKALB’s long term vision of sustainability, Ms. Poci mentioned SHUKALB’s work through the years, in increasing awareness among young generations on water issues, through its outreach and educational programs.
The Conference was attended by a large delegation of representatives of water utilities, as well as stakeholders such as the Ministry of Infrastructure and Energy and the Water Regulatory Authority. Other Albanian speakers part of the Conference Program were Evis Gjebrea, Deputy General Director, Tirana Water Supply and Sewerage Company, who delivered a presentation on “Modernization of the Workforce: Introduction in Gender and Age Diagnostic and Experiences with EDGE Assessments”, during the “Smart Policies for Inclusive Services” session. Arlinda Ibrahimllari, Technical Director of the Sanitation Department at Korca Water Supply and Sewerage Company, delivered also a presentation on “Reduction of Operation and Maintenance Costs by Implementing Solar Energy at the Water Utility of Korca City – Implementation Experiences from Albania”, during the “Strong Utilities Through Innovation” parallel session. Ms. Ibrahimllari was also a panelist at the closing plenary session of the Conference.
Participants at the Danube Water Conference 2018, Photo Credit: Danube Water Conference[:]