Water for All – 7th Balkans Joint Conference and Exhibition
July 5, 2019
[:sq]
SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 7-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, në datat 6-8 nëntor 2019, në Hotel Emerald. Tema e Konferencës, Ujë për të Gjithë, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2019 e OKB-së, dhe fokusohet në trajtimin e krizës së ujit duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë mbrapa. Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt. Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.
Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.
Fuqia e Konferencave të mëparshme, siç dëshmohet në anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer gjatë dhe pas çdo Konference, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e punimeve profesionale që janë prezantuar nga folësit e përzgjedhur. Jeni të mirëpritur të shikoni fushat dhe tematikat kryesore që organizatorët e Konferencës kanë hartuar për këtë vit dhe të konsideroni dorëzimin e një abstrakti për prezantim.
Përpara dorëzimit të Punimit të Plotë dhe Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në konferencë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në PowerPoint.
Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj lidhur me temat e mëposhtme:
Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive UK
Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve
Menaxhimi i Operimit Teknik të Shoqërive UK
Shërbimi ndaj Klientit
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi i Burimeve Ujore
Menaxhimi Financiar i Shoqërive UK
Menaxhimi i Ujit të Trajtuar dhe Llumit
Kuadri Rregullator
Afatet Kryesore
Afati i Dorëzimit të Abstrakteve
2 Shtator 2019
Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve
10 Shtator 2019
Programi i Avancuar
1 Tetor 2019
Afati i Dorëzimit të Prezantimeve/Punimeve finale/ CV-ve
8 Tetor 2019
Për më shumë informacion rreth Programit të Konferencës, ju lutemi na kontaktoni në:
Programi i Konferencës: program@balkansjointconference.org
SHUKOS dhe SHUKALB ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.[:en]
SHUKOS and SHUKALB are pleased to invite you to join and participate in the Program of the 7th Balkans Joint Conference and Exhibition to be held in Prishtina, Kosovo, on 6-8 November 2019, at the Emerald Hotel. The Conference Theme, Water for All, is inspired by the UN’s 2019 World Water Day, and focuses on tackling the water crisis by addressing the reasons why so many people are being left behind. Water is a human right and no one should be left behind without access to safe water. Access to water underpins public health and is therefore critical to sustainable development and a stable and prosperous world.
The Conference Program allows for broad and multi-dimensional discussion of topics on the wastewater issue, ranging from policy to technical, as well as management issues of the water sector. The Conference provides a platform for discussion, where participants can share their knowledge and experience in dealing with water sector issues, and at the same time creating networking opportunities among professionals of the water sector in the Balkan Region.
The strength of past Conferences, as evidenced in the participant surveys that are conducted during and after each Conference, has always been the quality and diversity of the formal, professional papers that are presented by the chosen speakers. You are welcome to review the main themes and topic areas that the Conference organizers have formulated for this year’s Conference, and to consider submitting an Abstract for presentation.
Prior to the submission of the Full Paper and PowerPoint presentation, the authors have to submit an abstract of their paper covering one of the following topics. The submitted abstracts will be further evaluated by the Technical Program Committee of the Conference. The authors of the selected abstracts will then be invited to submit the Full Paper and Power Point Presentation.
You are invited to submit an abstract regarding the following topics:
Governance and Management of Water Utilities
Management of Water Supply and Sewerage Infrastructure
Technical Operation and Maintenance of Water Supply and Sewerage Utilities
Customer Service
Human Resources Management
Water Resources Management
Financial Management of Water Utilities
Wastewater Treatment and Sludge Management
Regulatory Framework
Important Dates Regarding Submission of Abstracts and Formal Papers/Presentations
Abstracts Submission Deadline
2 September 2019
Acceptance Notification
10 September 2019
Advanced Program
1 October 2019
Submission of the Presentations/Full Papers/CV Deadline
8 October 2019
For further information about the Conference Program, please contact us at:
SHUKOS and SHUKALB look forward to welcoming you to the Joint Conference and to sharing common interests for a better water environment for the Greater Balkan Region.