The Countdown for the 7th Balkans Joint Conference and Exhibition has already started!
November 4, 2019
[:sq]
Konferenca dhe Ekspozita e 7-të e Përbashkët Ballkanike 2019, “Ujë për të Gjithë“, që do të mbahet më 6-8 nëntor 2019, në Hotel Emerald, Prishtinë, është vetëm disa ditë larg.
Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.
Vendimarrës të niveli të lartë
Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Kosovë, do të mbajë një fjalim urimi gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 6 nëntor 2019, si dhe një fjalim përshëndetës në hapjen e ditës së parë të punës të sesioneve të Konferencës, më 7 nëntor 2019.
Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosovë, do të mbajë një fjalim urimi gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 6 nëntor 2019, dhe një fjalim përshëndetës në hapjen e ditës së dytë të dytë të punës të sesioneve të Konferencës, më 8 nëntor 2019.
Të ftuar të shquar
Ceremonia e Hapjes së Konferencës më 6 nëntor 2019 do të shfaqë fjalime përshëndetëse nga disa të ftuar të shquar si SH.T. Jean Hubert- Lebet, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, SH.T. Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, SH.T. László Márkusz, Ambasador i Hungarisë në Kosovë, SH.T. Piero Cristoforo Sardi, Ambasador i Italisë në Kosovë dhe SH.T. Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Eventet Pre-Konferencë
Forumi i Grupimit të Profesionistëve të Rinj të Ujit me temë “Edukimi për Zhvillimin e Karrierës së Profesionistëve të Rinj të Ujit” (aktivitet i hapur)
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit do të mbahet më 6 Nëntor dhe është një platformë e hapur për studentët e Universitetit të vitit të 5-të dhe të Profesionistëve të Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) dhe të cilët punojnë në çdo aspekt të furnizimit me ujë dhe sektorit të ujërave të ndotur. Forumi është i organizuar në bashkëpunim nga Grupi PRU Shqipëri dhe Grupi PRU Kosovë. Profesionistët e Rinj të Ujit janë të mirëpritur t’i bashkohen Forumit, pa pagese.
Takimi i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për “Programin e Certifikimit të Bazuar në Testim” (vetëm me ftesë)
Takimi i përbashkët midis MZHK dhe MIE për ” Programin e Certifikimit të Bazuar në Testim” do të organizohet në 6 Nëntor dhe qëllimi kryesor është të diskutohet mbi progresin e arritur në procesin e Certifikimit të bazuar në Testim për stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime.
Ky takim po organizohet në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit (MM), të nënshkruar nga të dy Ministritë më 7 nëntor 2018, për një Program të Përbashkët të Certifikimit të Bazuar në Testim për Operatorët e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në të dy vendet. Memorandumi kishte për qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta për Ministritë respektive për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime për sigurimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime në mënyrë të sigurt dhe të besueshme në ditët e sotme si dhe për brezat e ardhshëm.
Workshopi Rajonal i Programit të Benchmarking për HUB-in Kosovë dhe Shqipëri (vetëm me ftesë)
Workshopi i Benchmarking do të organizohet më 6 Nëntor dhe u drejtohet Koordinatorëve dhe Drejtorëve të shoqërive ujësjellës kanalizime që janë pjesë e Programit Benchmarking HUB të SHUKOS-SHUKALB, në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP). Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është përmirësimi i shërbimeve ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit dhe rritja e transparencës përmes krahasimit dhe mësimit nga njëri-tjetri.
Programi i Konferencës
Programi i Konferencës do të kombinojë sesione plenare, si dhe sesione paralele teknike, duke mbuluar një numër të gjerë dhe shumëdimensional të temave nga politike në teknike, si dhe çështje të menaxhimit të sektorit të ujit.
Konferenca do të ketë dy folës kryesorë. Ditën e parë, Patricia Lopez, Specialiste e Lartë për Financat dhe Infrastrukturën, Banka Botërore, do të mbajë një fjalim kryesor për “Statusin e sektorit dhe aksesi në shërbimet ujësjellës kanalizime”. Ditën e dytë, Philip Weller, Drejtues i Sekretariatit Teknik, Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub, do të mbajë një fjalim kryesor për “Sigurinë e Ujit dhe Menaxhimin e Krizave”.
Draft programi i Konferencës mund të gjendet në këtë link
Eventi Social
Në dallim nga Konferencat e mëparshme, këtë vit Eventi Social do të mbahet në Studio 21 Culture Club (Studio 21, Str. Garibaldi No.2, Prishtinë), një nga lokalet më të frekuentuara i ndodhur në qendër të Prishtinës.
Të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës janë të ftuar të shijojnë muzikën argëtuese dhe pije dhe të socializohen me njëri-tjetrin, duke përjetuar një natë të paharrueshme.
Eventi Social është planifikuar të zhvillohet ditën e enjte, 7 nëntor 2019, midis orës 19:30 dhe 22:00.
Ekspozita Teknike
Pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësinë të vizitojnë Ekspozitën Teknike ku mbi 25 kompani private do të shfaqin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softweret, si dhe shërbime inxhinierike dhe menaxhimi. Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtë link.
Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS
Si tradicionalisht, SHUKALB dhe SHUKOS kanë organizuar një stendë ekspozite të dedikuar, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësinë të marrin informacion të gjerë në lidhje me secilën prej Shoqatave, nga informacion mbi anëtarësimin në informacion dhe materiale të aktiviteteve të secilës.
Operatorët e shoqërive ujësjellës kanalizime do të kenë mundësi të fitojnë një regjistrim falas në një nga kurset e përbashkëta të SHUKALB dhe SHUKOS, duke marrë pjesë në Shorteun e Kurseve të Trajnimit. Në tavolinën e regjistrimit ju do të gjeni bileta të personalizuara të cilat ju mund t’i përdorni për t’u bërë pjesë e shorteut. Shorteu për kursin e trajnimit do të mbahet gjatë pushimit për kafe, më 8 nëntor, gjatë intervalit kohor 11:00-11:30, pranë stendës SHUKALB – SHUKOS.
Nëse ende nuk jeni regjistruar, ju mund të regjistroheni në vend në ditën e Konferencës.
Ejani të na bashkoheni në festimin e sektorit të ujit në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike!
The 7th Balkans Joint Conference and Exhibition 2019, “Water for All”, which will take place on 6-8 November 2019, at the Emerald Hotel, Prishtina, is just days away.
The Organizing and Program Committees are pleased to share below some of the highlights of the event.
High Level Decision Makers
Valdrin Lluka, Minister of Economic Development, Kosova, will deliver a congratulatory address during the Conference Opening Ceremony on 6 November 2019, as well as a greeting speech at the opening of the first working day of Conference sessions, on 7 November 2019.
Fatmir Matoshi, Minister of Environment and Spatial Planning, Kosova,will deliver a congratulatory address during the Conference Opening Ceremony on 6 November 2019, and a greeting speech at the opening of first second working day of Conference sessions on, 8 November 2019.
Distinguished Guests
The Conference Opening Ceremony on 6 November 2019 will feature greeting speeches by by several distinguished guests to include H.E. Jean Hubert- Lebet, Ambassador of Switzerland in Kosovo, H.E. Christian Heldt, Ambassador of Germany in Kosovo, H.E. László Márkusz, Ambassador of Hungary in Kosovo, H.E Piero Cristoforo Sardi, Ambassador of Italy in Kosovo and H.E. Qemal Minxhozi, Ambassador of Albania in Kosovo.
Pre Conference Events
Young Water Professionals Forum “YWP Education Towards Career” (Open Activity)
The Young Water Professionals (YWP) Forum will be organized on the 6th of November and it is an open platform for university students and young water professionals (under 35 years old), who are working in in the water supply and sewerage sector. The Forum is jointly organized by the YWP Group of Albania and Kosovo. All the interested YWPs are welcome to join the Forum, at no cost.
Joint Meeting of the Ministry of Economic Development (MED) of Kosovo and the Ministry of Infrastructure and Energy (MIE) of Albania on “Test-Based Certification Program” (by invitation only)
The joint meeting between MED and MIE on “Test-Based Certification Program” will be organized on 6th of November and the main objective is to discuss on the progress achieved in the process of Test-based Certification for water services personnel.
This meeting is being organized in the framework of the Memorandum of Understanding (MoU), signed by both Ministries on 7 November 2018, for a Joint Test-Based Certification Program for Water Supply and Wastewater Operators in both countries. The aim of the MoU was for the respective Ministries to achieve common objectives on capacity building in the water supply and sewerage sector in order to provide safe and reliable water supply and sanitation services for present and for future generations.
Regional Benchmarking HUB Workshop for Kosova & Albania (by invitation only)
The Benchmarking workshop will be organized on the 6th of November and is intended for Coordinators and Directors of water utilities that are part of the SHUKOS-SHUKALB Benchmarking HUB Program, under the Danube Learning Partnership (D-LeaP). The overall objective of this program is to improve water and wastewater services in the Danube region and raise transparency through benchmarking and learning from each other.
Conference Program
The Conference Program will combine plenary sessions, as well as technical parallel sessions, covering a broad and multi-dimensional number of topics from policy to technical, as well as management issues of the water sector.
The Conference will feature two keynote speakers. The first day, Patricia Lopez, Senior Infrastructure Finance Specialist, World Bank, will deliver a keynote speech on “State of the Sector and Access to Water”. The second day, Philip Weller, Head of Technical Secretariat, International Association of Water Supply Companies in Danube River Catchment Area, will deliver a keynote speech on “Water Security and Crisis Management”.
The draft Conference program can be found in this link
Social Event
Unlike previous Conferences, this year the Social Event will be held at Studio 21 Culture Club (Studio 21, Str. Garibaldi No.2, Prishtina), one of the most popular clubs situated in the center of Pristina.
All Conference participants are invited to enjoy the entertaining music and drinks and to socialize with each other, experiencing a memorable night.
The Social Event is planned to take place on Thursday, 7 November 2019, between 19:30 and 22:00 hours.
Technical Exhibit
You will have the opportunity to visit the Technical Exhibition where over 25 private companies will showcase their very latest products, from pipes, pumps, meters, software to engineering and management services. You can learn more about the exhibiting companies by visiting this link.
SHUKALB and SHUKOS Booth
As traditionally, SHUKALB and SHUKOS have arranged for a dedicated exhibit booth, where Conference participants will be able to find extensive information regarding each of the Associations, from information on membership to information and materials on their respective activities, with a highlight on training and capacity development opportunities..
Water utility operators will have the possibility to win a free registration to one of the joint training courses of SHUKALB and SHUKOS, by participating in the Training Courses Draw. At the registration desk you will find personalized tickets which you can use to become part of the draw. The draw for the training course will be held during the coffee break, on 8th of November, during the time interval 11:00-11:30, at the SHUKALB – SHUKOS booth.
If you haven’t registered yet, you can register on-site.
Come join us in celebrating the water sector at the Balkans Joint Conference and Exhibition!