SHUKALB Delivers Successfully Two Training Courses in February, 2020
March 9, 2020
[:sq]Trajnerja Prof. Tania Floqi, (në këmbë) dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Kampionimi dhe Procedurat Laboratorike për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur “ Foto nga SHUKALB
Gjatë muajit shkurtit 2020, SHUKALB zhvilloi me sukses dy kurset e para të trajnimit për këtë vit. Kursi i parë i trajnimit me temë “Kampionimi dhe Procedurat Laboratorike për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur” u mbajt më 26 shkurt, në Tiranë. Në trajnim morën pjesë stafi i laboratorit dhe departamentit teknik të shoqërive ujësjellës kanalizime Shkodër, Lezhë, Fier, Përmet dhe Sarandë. Trajnimi u drejtua nga Prof. Tania Floqi, Eksperte në Cilësinë e Ujit dhe Pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës
Kursi i trajnimit trajtoi tema në lidhje me rëndësinë e përdorimit të duhur të pajisjeve laboratorike, identifikimin e rreziqeve të mundshme laboratorike dhe kuptimi i testeve të ndryshme laboratorike duke përfshirë alkalinitetin; klori i lirë; nevoja për klor; bakteret koliforme, fortësia, Jar test, pH, temperatura dhe turbiditeti.
Përveç prezantimeve, pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime mbi procedurat laboratorike që përdor secila prej shoqërive të tyre, si dhe u sollën raste praktike nga trajneri për rëndësinë e sigurisë në laborator.
Trajnimi kombinoi një vizitë në terren, në Laboratorin Biokimik të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ku pjesëmarrësit u prezantuan dhe iu shpjeguan pajisjet laboratorike, praktikat, pajisjet e marrjes së mostrave dhe teknikat e kryera në Laborator. Të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të ndiqnin demonstrimin e një testi laboratorik mbi mbetjet e klorit.
Trajnerja Daniela Gega, (në këmbë) dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi i Aseteve” Foto nga SHUKALB
Kursi i dytë i trajnimit me temë “Menaxhimi i Aseteve” u mbajt më 28 shkurt 2020, në Tiranë. Në trajnim morën pjesë administratorë, drejtorë teknikë dhe tregtarë, nga shoqëritë ujësjellës kanalizime Shkodër, Lezhë, Gramsh, Fier, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Trajnimi u drejtua nga trajnerët Daniela Gega dhe Esida Lekbello, Konsulentë pranë Valu Add Services Services Management, si dhe Elvis Ndreka, Inxhinier, pjesë e ekipit të zbatimit të projektit “Menaxhimi i Integruar i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë (MIA)”.
Trajnimi trajtoi të gjithë elementët bazë për menaxhimin e aseteve si inventari i aseteve; sistemi i menaxhimit të të dhënave të aseteve; niveli i shërbimit; asetet kritike; menaxhimi i aseteve gjatë ciklit të jetës dhe strategjia e financimit afatgjatë, si dhe u ndane prezantime dhe shembuj praktike nga implementimi i Projektit tё MIA-s.
Bora Kolbucaj, Kryetare e Degës së Financës, Ujësjellës Kanalizime Lezhë dhe Marsela Osmanllari, Drejtoreshë Tregtare, Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër duke punuar një ushtrim. Foto nga SHUKALB
Përveç prezantimeve, pjesëmarrësit zhvilluan disa ushtrime mbi inventarizimin e aseteve dhe asetet kritike, ndanё eksperiencat dhe praktikat nё shoqёritё e tyre pёrkatёse, si dhe zhvilluan diskutime interaktive..
Reagimet e përgjithshme për të dy kurset e trajnimit ishin shumë pozitive. Nga komentet e marra nga pjesëmarrësit, kurset e trajnimit u vlerësuan si shumё tё dobishme pёr punёn e tyre tё pёrditshme.[:en]Trainer Prof. Tania Floqi, (standing) and the participants during the “Sampling and Laboratory Procedures for Water and Wastewater” training course Photo Credit: SHUKALB
During February 2020, SHUKALB successfully delivered the first two training courses for this year. The first training course on “Sampling and Laboratory Procedures for Water and Wastewater” was held on 26 February, in Tirana. The training was attended by the laboratory and technical department staff of water supply and sewerage utilities of Shkodra, Lezha, Fier, Përmet and Saranda. The training was delivered by Prof. Tania Floqi, Expert in Water Quality and Lecturer at European University of Tirana.
The training course addressed topics related to the importance of proper use of laboratory equipment, identification of potential laboratory hazards and understanding of different laboratory tests including alkalinity; chlorine residual; chlorine demand; coliform; hardness; jar test; ph; temperature and turbidity.
Apart from the presentations the participants were engaged in discussions on the laboratory procedures used by each of their utility, and practical cases were brought by the trainer on the importance of laboratory safety.
The training combined a field visit, to the Biochemical Laboratory of Tirana Water Supply and Sewerage Utility, where the participants were shown and explained the laboratory equipment, the practices, sampling devices and techniques performed at the Laboratory. A laboratory test on chlorine residual was carried out for demonstration for all the participants.
Trainer Daniela Gega, (standing) and participants during the delivery of “Asset Management” training course Photo Credit: SHUKALB
The second training course on “Asset Management” was held on 28 February 2020, in Tirana. , The training was attended by administrators, technical and commercial directors, of water supply and sewerage utilities of Shkodra, Lezha, Gramsh, Fier, Përmet, Gjirokastra and Saranda. The training was delivered by the trainers Daniela Gega and Esida Lekbello, Consultants at Valu Add Management Services, as well as Elvis Ndreka, Engineer, part of the ‘Integrated Asset Management in Water Supply and Sewerage Utilities of Albania”Project Implementation Team.
The training addressed all the basic elements of asset management including asset inventory; asset data management system; level of service; critical assets; asset life-cycle management; and long-term financing strategy. Practical examples from the implementation of the integrated asset management Project in Albania were presented to acquaint the participants.
Bora Kolbucaj, Head of Finance, Lezha Water Utility and Marsela Osmanllari, Commercial Director, Gjirokastra Water Utility working on an exercise. Photo Credit: SHUKALB
In addition to the presentations, the participants conducted some exercises on asset inventory and critical assets, as well they shared experiences and practices of their respective utilities, and were engaged in interactive discussions.
The overall feedback for both training courses was very positive. From the comments gathered by participants the training courses were found to offer valuable knowledge and tools for their daily work.[:]