Arlinda Ibrahimllari, UK Korca, First Professional Operator Certified Outside USA
February 2, 2016
[:sq]Paul D. Bishop, CEO i ABC duke i dorëzuar Certifikatën Arlinda Ibrahimllarit gjatë Konferencë Vjetore të ABC-së
SHUKALB është krenar të shpallë suksesin e arritur nga Znj Arlinda Ibrahimllari për fitimin e certifikimit si Operator Profesional në kategorinë e Trajtimit të Ujërave të Ndotur, e dhënë nga Shoqata e Bordeve të Certifikimit (ABC) në Ankeny, Iowa, SHBA.
Arlinda është personi i parë jashtë SHBA-ve që fiton certifikimin si Operator Profesional, e administruar nga ABC.
Arlindës iu dorëzua zyrtarisht certifikata e Operatorit Profesional gjatë Konferencës Vjetore të ABC-së “Risi në Certifikim”, e cila u mbajt në Denver, Kolorado më 19 janar, 2016. Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv i ABC-së, Paul Bishop, tha: “Arlinda është një profesioniste e re jashtëzakonisht e shkëlqyer dhe e talentuar. Ajo përfaqëson të ardhmen e operatorëve shqiptarë dhe të gjithë operatorëve të rinj profesionistë në mbarë botën. Ne jemi të nderuar që ajo kërkoi të përmbushë kërkesat tona të certifikimit dhe të kërkojë njohje ndërkombëtare si një operator profesional “.
“Unë dëshiroj patjetër të kontribuoj në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. Për mua, mbrojtja e ujërave nënkupton mbrojtjen e njerëzve. Unë jam shumë optimiste për të ardhmen e sektorit. Shpresoj që e ardhmja të jetë e ndritshme për operatorët e ujit, dhe si një profesioniste e re e ujit, mendoj se certifikimi është një provë e angazhimit tim në këtë fushë. “, tha Arlinda me këtë rast.
SHUKALB e konsideron këtë edhe si një arritje të përpjekjeve të saj, për krijimin e programit të certifikimit bazuar në testim, përmes projektit “Zhvillimi Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri”, i financuar nga USAID. Në korrik 2015, SHUKALB dhe ABC nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e një bazë bashkëpunimi, lidhur me mbështetjen dhe advokimin e krijimit të një programi certifikimi bazuar në testim për menaxherët operacionalë në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri. Bazuar në këtë memorandum, ABC është duke e mbështetur Projektin veçanërisht në komponentin e saj të Certifikimit.
Suksesi i Arlindës tregon se në Shqipëri ka operatorë të rinj profesionistë që punojnë në sektorin e ujit, me vullnet dhe të aftë për të përmbushur standardet ndërkombëtare të certifikimit. Përmes krijimit të programit të saj të certifikimit bazuar në test, SHUKALB parashikon një të ardhme të ndritur për sektorin e ujit në Shqipëri.
Arlinda Ibrahimllari është Kryetare e Grupit Profesionistët e Rinj të Ujit të Shqipërisë, dhe punon si Krye Inxhiniere e Departamentit të Shërbimeve të Përpunimit të Ujërave të Ndotur pranë shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë.[:en]Paul D. Bishop, CEO of ABC delivering the Certification to Arlinda Ibrahimllari at ABC’s Annual Conference
SHUKALB is proud to announce the success achieved by Ms. Arlinda Ibrahimllari in earning the certification of Professional Operator (PO) in the Waste Water Treatment category, as awarded by the Association of Boards of Certification in Ankeny, Iowa, USA.
Arlinda became the first person outside the USA to be award the Professional Operator certification as administered by ABC.
The Professional Operator certification to Arlinda was formally delivered at the “Innovation in Certification” Conference – ABC’s Annual Conference, which was held in Denver, Colorado on January 19, 2016. On this occasion, ABC’s Chief Executive Officer, Paul Bishop, said, “Arlinda is an extremely bright and talented young professional. She represents the future of Albanian operators and all young professional operators around the world. We are honored that she has sought to fulfill our certification requirements and seek international recognition as a Professional Operator”.
“I definitely want to contribute to the protection of the environment and public health. For me, protecting waters means protecting people. I am very optimistic about the future of the sector. I hope that the future is bright for Water Operator, and as a young water professional, I feel that certification is a demonstration of my commitment to the field.” said Arlinda in this regard.
SHUKALB considers it also as an achievement of its efforts for the establishment of the test-based certification program through the Sustainable Water Sector Capacity Development Project, granted by USAID. In July 2015, SHUKALB and ABC signed a Memorandum of Understanding (MOU) for establishing a basis of cooperation related to supporting and advocating the establishment of a test-based certification program for operational managers in the water supply and sewerage services sector in Albania. Based on this memorandum, ABC is providing support to the Project specifically related to its Certification component.
The success of Arlinda demonstrates that in Albania there are young professional operators working in the water sector, committed and able to meet the international standards of certification. Through the establishment of its test-based certification program, SHUKALB foresees a bright future for the water sector in Albania.
Arlinda Ibrahimllari is the Chairperson of the Young Water Professionals Group of Albania, and she serves as the Engineering Head of the Waste Water Services Department at the Water Supply and Sewerage Company of Korca.