SHUKALB Successfully Launches New Training Program with First Two Courses
April 6, 2016
[:sq]SHUKALB njofton me krenari se përfundoi me sukses dhënien e dy kurseve të para të trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I” dhe “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes”. Kurset e Trajnimit janë zhvilluar me mbështetjen e USAID në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri”.
Pjesëmarrësit në trajnimin “Menaxhimi I Humbjeve të Ujit -I
Kursi i trajnimit ““Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I” u organizua më 17 -18 mars 2016, në Hotel Mondial në Tiranë. Kursi u ndoq nga 20 pjesëmarrës, që përfshinin drejtorë shoqërish, kryeinxhinierë, drejtorë të departamentit të shitjeve, udhëheqës të departamentit të humbjeve, inxhinierë, të cilët përfaqësonin shoqëritë e ujësjellësit Dibër, Kamëz, Bulqizë, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Pejë (Kosovë).
Trajnuesit, të cilët janë profesionistë me eksperiencë
Znj. Bora Kolbucaj, duke prezantuar bilancin e ujit të ujësjellësit të Lezhës
në sektor, përfshinin Z. Ndricim Shani, Ekspert i Pavarur i Ujit dhe Znj. Esida Lekbello Inxhiniere për Ujin e Pijshëm dhe Kanalizimet pranë Valu Add Management Services. Kursi i trajnimit mbuloi tema si Menaxhimi i Humbjeve të Ujit në Shqipëri, Humbjet Teknike dhe Elementët e tyre, Monitorimi i Performancës së Menaxhimit të UPA, Menaxhimi i Presionit dhe Reduktimi i Humbjeve Teknike, Kryerja e Auditimit të Ujit, Humbjet Administrative dhe Zonat e Matura të Shërbimit (DMA).
Një kohë e konsiderueshme u la në dispozicion të pyetjeve interaktive dhe diskutimeve mbi tema të ndryshme. Pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillonin një ushtrim praktik mbi auditimin e ujit, ku ata përdorën të dhënat e shoqërisë së tyre.
Trajnuesja e Kursit, Znj. Tania Floqi gjatë kursit të trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes”
Kursi i trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes” u organizua më 29-30 mars, në Hotel Mondial, ku morrën pjesë 7 profesionistë nga shoqëri të ndryshme UK, anëtarë dhe jo-anëtarë të shoqatës, nga e gjithë Shqipëria. Pjesëmarrësit përfshinin drejtorë shoqërish ujësjellës kanalizime, inxhinierë hidroteknik dhe mjedisi, inspektorë higjene dhe laborantë, të cilët përfaqësonin shoqëritë e ujësjellësit Tepelenë, Fushë-Arrëz, Vau-Dejës, Shkodër dhe Durrës.
Kursi i trajnimit Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes u mbajt nga Z. Maksim Bajollari, Ekspert për Ujin e Pijshëm, dhe Prof. Tania Floqi, Pedagoge tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Shefe e Departamentit të Mjedisit. Kursi mbuloi tema si Aspekte të Cilësisë së Ujit në Sistemin e Shpërndarjes, Degradimi i Cilësisë së Ujit në Tubacionet Kryesore, Degradimi i Cilësisë në Depot e Ujit, Mbikqyrja e Sistemit Shpërndarës, Programi i Monitorimit të Cilësisë së Ujit dhe Kontrollin e Lidhjeve të Kryqëzuara; Procesi i Dezinfektimit, Rëndësinë dhe Faktorët që Ndikojnë në Dezinfektim, Pikat e Aplikimit të Klorit, Operimi i Pajisjes së Klorinimit.
Çdo pjesëmarrës në secilin nga kurset e trajnimit mori respektivisht Manualin e Menaxhimit të Humbjeve të Ujit- I së bashku me formatet për kryerjen e kontrolleve të ujit dhe bilancit të ujit, dhe Manualin e Cilësisë së Ujit në Sistemin e Shpërndarjes së bashku me Standartin shqiptar dhe VKM për ujin e pijshëm. Këto dokumenta janë publikuar dhe janë pjesë e bibliotekës së SHUKALB.
SHUKALB do të vazhdojë me dhënien e dy kurseve të tjera të trajnimit, “Menaxhimi i Aktiveve” dhe “Menaxhimi I Humbjeve të Ujit – II”, gjatë periudhes prill-maj 2016.
[:en]SHUKALB is proud to announce that completed successfully the delivery of the first two training courses “Water Loss Management I” and “Water Quality in Distribution Systems”. The training courses have been developed with the support of USAID under the project “Sustainable Water Sector Capacity Development”.
Participants of “Water Loss Management-I” Training Course
The training course “Water Loss Management I” was organized on 17 -18 March 2016, at the Hotel Mondial in Tirana. The course was attended by 20 participants, consisting of water utility directors, chief engineers, directors of customer service and sales, staff engineers, which represented the water utilities of Dibra, Kamza, Bulqiza, Tepelena, Fushe-Arrez, Korca, Fier, Lezha, Shkodra, Vlora and Peja (Kosova).
The trainers, who are experienced professionals in the sector, included Ndricim Shani, Freelance Water
Ms. Bora Kolbucaj, presenting the water balance in Lezha Water Utility
Expert, and Esida Lekbello, Water and Wastewater Engineer at Valu Add Management Services. The training course covered topics such as Water Loss Management in Albania, Understanding of Physical Losses, Monitoring Performance of Non-Revenue Water Management, Pressure Management and Physical Loss Reduction, Conducting of Water Audits, Understanding of Commercial Losses, and Understanding of District Metered Areas (DMA).
Considerable time was left for interactive questions and discussions related to the topics presented in the training. The participants had the opportunity to practice an exercise on water balance data for calculation an water audit, where they used data from their own utilities.
Course Trainer, Ms. Tania Floqi during the “Water Quality in Distribution Systems” training course.
The training course “Water Quality in Distribution System” was organized on 29-30 March at the Hotel Mondial and was attended by 7 professionals from different water utilities members and non-members of SHUKALB, from all over Albania. Participants included directors, hydro- and environmental engineers, hygiene inspectors and laboratory personnel from the water utilities of Tepelena, Fushe-Arrez, Vau-Dejes, Shkodra and Durres.
The Water Quality in Distribution Systems course was delivered by Mr. Maksim Bajollari, Water Supply Expert, and Prof. Tania Floqi, Lector at the Faculty of Civil Engineering and Head of the Environmental Engineering Department. The course covered topics such as Causes of Quality Degradation in Water Mains, Causes of Quality Degradation in Storage Facilities, Water Quality Monitoring and Cross-Connection Control, Process of Disinfection, Purpose and Agents of Disinfection, Points of Chlorine Application, Operation of Chlorination Equiment.
The participants in each training course received respectively the Water Loss Management Manual and forms for conducting water audits and water balances, and the Water Quality in Distribution System Manual with Albanian Standard on Water Quality. These documents are published by and are part of the library of Water Supply and Sewerage Association.
SHUKALB will continue with the delivery of the two next training courses, “Asset Management” and “Water Loss Management II” during April – May 2016.[:]