Albanian Development Fund Opens Call for Project Applications
April 6, 2016
[:sq]
Programi i Ujësjellësve Rural III (RWSP III) është vijim i dy programeve të mëparshëm RWSP I dhe II, objektivi i përgjithshëm i të cilit është “Përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve në zonat rurale dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik të këtyre zonave nëpërmjet përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm të këtyre zonave”. Ky program financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim-KfW, Bashkimi Evropian me programin IPA dhe Qeveria Shqiptare. Agjencia e Zbatimit të këtij programi është Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).
FSHZH dhe Konsulenti Poch & Partners që implementojnë projektin “Përgatitja dhe Studimet e Fizibilitetit për Ndërtimin/Rindërtimin e Sistemeve të Furnizimit me Ujë në Zonat Rurale” organizojnë një Thirrje të Hapur për projekte që kontribuojnë në përmirësimin e furnizimit me ujë të popullsisë rurale të bashkive të Shqipërisë.
Programi do të jetë i hapur për aplikime nga bashkitë, në bashkëpunim me shoqëritë Ujësjellës Kanalizime. Projektet që do të finacohen do të jenë projekte rehabilitimi ose / dhe ndërtime të reja të sistemeve të furnizimit me ujë në zona rurale dhe nëse është e aplikueshme, masa emergjente për kanalizimet në zonat rurale nga e gjithë Shqipëria.
Ky program synon kryesisht rehabilitimin/ndërtimin e skemave të mëdha të furnizimit me ujë që i shërbejnë fshatrave/grup-fshatrave me një numër minimal prej 200 banorësh të përhershëm dhe që pritet të arrijë në një numër prej 75.000 banorësh në total. Bashkive do t’i kërkohet të paguajnë një kontribut minimal prej 10% të vlerës së investimit dhe më pas të organizojnë funksionimin dhe mirëmbajtjen e skemave të furnizimit me ujë, nëpërmjet një operatori të licensuar duke zbatuar tarifa sociale që të mbulojnë të paktën koston operacionale të shërbimit të ujësjellësit.
Përmirësimi i furnizimit me ujë të zonave rurale do të përputhet me Direktivën 98/83/ të Këshillit të Evropës në 90% të fshatrave të caktuar , në të paktën 80% të popullsisë së zonës së projektit dhe 80% e skemave duhet të funksionojnë dhe mirëmbahen me tarifa të pranueshme sociale.
Masat që do të ndërmerren në kuadër të programit përfshijnë rehabilitimin dhe ndërtimin e skemave të furnizimit me ujë të cilat përbëhen nga këto komponente:
Ndërtimi i skemave të reja të furnizimit me ujë me gravitet
Rehabilitimi i skemave ekzistuese të furnizimit me ujë.
Masa emergjente për kanalizimet e ujërave të zeza me vlerë investimi deri në 10% të vlerës totale të projekteve.
Programi nuk përfshin masa për përpunimin e ujit por vetëm dezinfektimin e tij.
Realizimi i objektivit për përmirësimin e furnizimit me ujë të zonave rurale, në mënyrë të veçantë nënkupton një shërbim të furnizimit me ujë që siguron:
Furnizim me ujë të pijshëm higjienikisht të pastër;
Furnizim të vazhdueshëm 24 orë/ditë;
Furnizim të qëndrushëm, pa ndërprerje dhe me presion sipas standardeve;
Shërbim të funksionimit dhe të mirëmbajtjes të licensuar dhe me tarifa të pranueshme sociale të cilat mbulojnë të pakten Koston Operacionale.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka lëshuar nje Thirrje për aplikim në datë 11 mars 2016, drejtuar 61 bashkive në vend. Gjithashtu ka organizuar 4 seminare informimi (në Tiranë: 3 Qarqe 15 NjQV, në Korçë: 1 Qark dhe 6 NjQV; në Shkodër: 4 Qarqe dhe 15 NjQV dhe në Vlorë: 4 Qarqe dhe 25 NjQV), dhe trajnimi të stafit të bashkivë cilët do të bëjnë aplikimin online. Për herë të parë, aplikimi nga NjQV-të, ne lidhje me nevojat që kanë për përmirësim të infrastrukturës së ujësjellësve rural, do të bëhet on-line. Afati i fundit i aplikimit, është data 25 prill 2016.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni në adresën e mëposhtme:
[:en]The Rural Water Supply Program III (RWSP III) is a continuation of the two previous programs RWSP I and II, and the overall objective is “To improve the living conditions of the inhabitants in rural areas and support the economic development by improving the supply of drinking water in these areas”. This program is funded by the German Development Bank-KfW, the European Union through the IPA Program, and the Albanian Government. The Implementing Agency of this program is the Albanian Development Fund (ADF).
ADF and the Consultant Company, Poch & Partners, are implementing the project, “Preparation and Feasibility Studies for Construction / Reconstruction of Water Supply Systems in Rural Areas “. They have organized an Open Call for projects that contribute to the improvement of water supply to the rural population of Albanian municipalities.
The Program will be open for applications from municipalities, in cooperation with their water supply and sewerage companies. Projects that will be funded will be reconstruction and/ or new construction of water supply systems in rural areas and, if applicable, emergency measures for sewerage in rural areas across Albania.
This Program is aimed mainly at the reconstruction/construction of large scheme water supply systems serving villages or groups of village with a minimum of 200 permanent residents, and it is expected to reach a total of 75,000 inhabitants when completed. Municipalities will be asked to contribute a minimum of 10% of the capital investment’s value, and to manage the operation and maintenance of water supply schemes through a licensed operator, applying social fees covering at least the operations and maintenance cost of water supply service.
Improvement of water supply service in rural areas is in compliance with Directive 98/83/ of Council of Europe in 90% of defined villages, at least to 80% of the population of the project’s area and 80% of schemes should be operated and maintained through socially acceptable fees.
Measures to be taken under the Program include the reconstruction and/or construction of water supply systems, which consist of the following components:
Construction of new gravity water supply schemes
Reconstruction of the existing schemes of water supply
Emergency measures for the wastewater sewerage investment with a value up to 10% of the total project value
The program does not include measures for water treatment, but only for disinfection.
Achievement of the objective for the improvement of water supply in rural areas, particularly means a water supply service that ensures:
Supply of hygienically clean drinking water
Continuous supply for 24 hours/day
Sustainable service, without interruptions and with the right water supply pressure, as per the standards
Licensed operation and maintenance service with socially acceptable fees covering at least the operations and maintenance costs.
The Albanian Development Fund issued a Call for Applications on 11th March 2016, which it addressed to the 61 municipalities in the country. It has also organized four informational workshops (in Tirana: 3 Regions /15 LGUs; in Korca: 1 Region / 6 LGUs; in Shkodra: 4 Regions / 15 LGUs; and in Vlora: 4 Regions / 25 LGUs), as well as training workshops for the municipal staff that will do the on-line applications. For the first time, the application of the LGUs, based on their needs to improve the rural water supply infrastructure, will be done on-line. The application deadline is 25th April 2016.
Further information may be received at the following address: