UKT in Cooperation with USAID, Ready for a New Billing System
May 4, 2016
[:sq]Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj, Drejtori I UK Tiranë, Z. Redi Molla dhe Drejtor i Projektit të USAID (PLGP), Z. Peter Clavelle, gjatë firmosjej së Marrëveshjes së Bashkëpunimit
Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë përballen sot me sfidën e modernizimit të sistemeve të administrimit e menaxhimit të të ardhurave dhe tarifave vendore si dhe të shërbimeve vendore për qytetarët.
Sistemet ekzistuese kanë rezultuar me mangësi dhe probleme të mprehta dhe janë krejtësisht të pamjaftueshme e të papërshtatshme për të përballuar situatën e re që ka sjellë për qeverisjen vendore zbatimi i reformës territoriale.
Përmirësimi i sistemeve të menaxhimit të informacionit (SMI) ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e aftësisë për gjenerimin e raporteve, zvogëlimin e numrit të problematikave, automatizimin e një sërë procesesh që aktualisht kryhen manualisht dhe në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së të dhënave në funksion të zgjerimit të zonës së shërbimit të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Përmirësimi i administrimit operacional e financiar i shoqërisë do të sjellë jo vetëm një rritje të ndjeshme të ardhurash për vetë shoqërinë dhe Bashkinë Tiranë, por edhe një rritje të standardeve të shërbimit që shoqëria dhe Bashkia Tiranë ju ofrojnë qytetarëve.
Me synimin për të arritur një administrim sa më të mirë të mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, me fokus kryesor mbledhjen e taksës mbi pronën, por edhe administrimin e faturimit, arkëtimit dhe kontabilizimin për UKT sha, Projekti i USAID, Bashkia Tiranë dhe UKT Sha. kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për instalimin dhe implementimin e paketave të programeve TAIS (i personalizuar vetëm për taksën mbi pronën) dhe BAWIS si edhe të pajisjeve kompjuterike që shoqërojnë ato.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, me datë 21 mars 2016, u firmos Marrëveshja e Bashkëpunimit midis USAID / Projekti për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) – Bashkisë Tiranë dhe UKT sh.a, e pasuar nga firmosja e Marrëveshjes Teknike midis USAID/ PLGP dhe UKT sh.a me datë 13 prill 2016, për të detajuar vazhdimësinë e implementimit të këtij sistemi të ri.[:en]Mayor of Tirana, Mr. Erion Veliaj, Director of UK Tirane, Mr. Redi Molla and Project Director of USAID (PLGP), Mr. Peter Clavelle, signing the Cooperation Agreement
Tirana Municipality and Tirana Water Supply and Sewerage Utility, are faced today with the challenges of modernizing the system that administer the collection of incomes and the provision of local services for citizens.
The existing systems are insufficient and inadequate to cope with the new situation that implementation of the administrative territorial reform has brought to the local government.
The improvement of the management information systems (MIS), has a direct impact on improving the ability to generate reports, reducing the number of problems, automating a number of processes that are currently performed manually and increases the reliability and security of data in view of the expansion of the service area of the Water Supply and Sewerage Tirana.
Improving the operational and financial management of the company will bring not only a significant increase in revenue for the company itself and Tirana Municipality, but also an increase in the service standards provided to citizens.
In order to address the needs to improve the administration of local tax and tariffs collection process, focus on property tax and financial administration of the water supply and sewerage utility, USAID/Albania Project, the Municipality of Tirana and UKT have agreed to cooperate in the installation and implementation of the software package of TAIS (personalized only for property tax administration), BAWIS and associated hardware.
In the framework of this cooperation, on 21 March 2016, was signed the Cooperation Agreement between USAID / Planning and Local Governance Project (PLGP) – Municipality of Tirana and UKT sh.a, followed by the signing of Technical Agreement between USAID / PLGP and UKT sha on 13 April 2016, with the necessary steps to support the implementation of this new system.[:]