[:sq]Trajnerja, Znj. Elia Pendavinji dhe Eksperti i GIS, Z. Edmond Lekaj, gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi i Aseteve”.
Gjatë muajit maj, SHUKALB përfundoi me sukses dhënien e dy kurseve shtesë, të zhvilluar me mbështetjen e USAID nën projektin “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit”.
Kursi i parë i trajnimit, “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit II” u zhvillua me datë 03 maj 2016, në Tiranë. Kursi u dha nga Inxhinieri Ervin Bucpapaj dhe morën pjesë 12 pjesëmarrës, të përbërë nga kryeinxhinierë, drejtorë ekzekutiv dhe inxhinierë të cilët përfaqësonin shoqëritë e ujësjellësit të Fierit, Gramshit, Shkodrës, Pejës (Kosovë), Divjakës, dhe Bashkisë Shijak.
Ky kurs trajnimi është vazhdim i trajnimit të dhënë “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I”, dhe paraqet një qasje që shkon “nga tavolina e zyrës në terren” në adresimin e humbjeve të ujit. Kursi i trajnimit mbuloi tema të tilla si Menaxhimi i Kërkesës për Ujë, Përmirësimi i Efiçencës Tregtare, Strategji të Qëndrueshme për Reduktimin e Humbjeve të Ujit, Bilanci i Ujit nga Zyra në Terren, Rritja e Ndërgjegjësimit për Reduktimin e Humbjeve të Ujit. Pjesa e dytë e trajnimit përfshinte një ushtrim praktik në plotësimin nga trajneri te Tabelës së Bilancit të Ujit sipas standartit të IWA, sëbashku me të dhënat e pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit u angazhuan edhe në ushtrime të ndryshme, si dhe në diskutime interaktive në grup. Në fund të trajnimit secilit pjesëmarrës iu dha Software i Bilancit të Ujit dhe një kopje të Manualit të të Trajnuarit.
Pjesëmarrësit e kursit të trajnimit “Menaxhimi i Aseteve”
Kursi i trajnimit “Menaxhimi i Aseteve I” u organizua në 6 maj, në Tiranë dhe u ndoq nga 16 profesionistë, përfaqësues të shoqërive ujësjellës kanalizime Fier, Gramsh, Shkodër,Vlorë, Ersekë dhe Durrës.
Kursi i trajnimit u dha nga Elia Pendavinji, Memaxhere e Departamentit Administrativ në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Korçë. I ftuar në trajnimi ishte Eksperti i GIS, Edmond Lekaj, i cili prezantoi një demonstrim të përdorimit të programit GIS si një mjet për menaxhimin e aseteve nga ana e shoqërive ujesjelles kanalizime. Kursi mbuloi tema si Përfitimet e Menaxhimit të Aseteve, Inventari dhe Jeta e Mbetur e Aseteve, Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave të Aseteve, Niveli i Shërbimit, Asetet Kritike, Menaxhimi i Ciklit të Jetës së Aseteve dhe Strategjia e Financimit Afatgjatë.
Trajnerja Elia Pendavinji, solli gjatë trajnimit shembuj të praktikës së mirë të menaxhmit të aseteve, nga puna e saj në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Korçë. Përveç marrjes së leksioneve, trajnimi u mundësoi pjesëmarrësve të angazhoheshin dhe në ushtrime dhe diskutime rreth çështjesh specifike. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit ndanë mes tyre “ide të mira” dhe veprime bazuar në informacionin e marrë gjatë trajnimit, dhe përvojës së njeri-tjetrit, të cilat do ti zbatojnë në kompanitë e tyre për përmirësimin e menaxhimit të aseteve. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit hodhën idenë e takimeve më të shpeshta mes punonjësve të shoqërive UK për të shkëmbyer eksperiencën mes tyre.
SHUKALB do të vazhdojë dhënien e kurseve të tjera të trajnimit, në muajt e ardhshëm, ku më i rëndësishëm nga të cilët është “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”, i planifikuar të fillojë në Shtator.[:en]Trainer, Elia Pendavinji and GIS Expert Edmond Lekaj, during the “Asset Management” Training Course
During the month of May, SHUKALB completed the successful delivery of two additional training courses, developed with support from USAID under the project “Sustainable Water Sector Capacity Development”.
The first training course, “Water Loss Management II” was delivered on the 3rd of May 2016, in Tirana. The course was delivered by Engineer Ervin Bucpapaj, and it was attended by 12 participants consisting of chief engineers, directors and staff engineers, from the water utilities of Fier, Gramsh, Shkodra, Peja (Kosova), Divjaka, and from Municipality of Shijak.
This training course is a continuous of the training delivered under the course “Water Loss Management I”, and it represents an approach that goes “from desk to the field” in addressing water loss. The training course covered topics such as Water Demand Management, Improved Commercial Efficiency, Sustainable Strategy to Reduce Water Loss, Water Balance from Desk to Field and Raising Awareness on Reducing Water Loss. The second part of the training included a practical exercise of completing the standard International Water Association (IWA) Water Balance Table by the trainer together with the input of participants. The participants were also engaged in brainstorming exercises, as well as in interactive group discussions. The Water Balance Software and a copy of Trainee’s Manual were provided to each participant at the end of the training.
Participants of “Asset Management” Training Course
The training course “Asset Management I” was organized on the 6th of May in Tirana and was attended by 16 professionals representing the water utilities of Fier, Gramsh, Shkodra,Vlora, Erseka and Durres.
The training course was delivered by Elia Pendavinji, Manager of the Administrative Department at the Korca Water Supply and Sewerage Company. An invited guest to the training was the GIS Expert, Edmond Lekaj, who provided a demonstration of the use of GIS as a tool for asset management by water supply and wastewater utilities. The training course covered topics such as Benefits of Asset Management, Inventory and the Remaining Life of the Assets, Asset Data Management System, Level-of-Service, Critical Assets, Asset Life-Cycle Management and Long-term Funding Strategy.
Trainer Elia Pendavinji brought to the training examples of good practices in asset management from her work at the Korca Water Supply and Sewerage Company. Besides lectures, the training also provided opportunities for the participants to engage in exercises and discussions around specific issues. At the end of the training, the participants shared among them “good ideas” and identified actions needed to be taken by each of them at their respective water utilities, with the purpose of improving asset management practices. During the training, the participants decided to pursue the idea of frequent meetings between employees of different companies to share experiences.
SHUKALB will continue with the delivery of the next training courses, in the upcoming months, the most important of which is “Business Planning for Performance Improvement”, planned to start in September.[:]