[:sq]Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Korçës (UK Korçë), anëtare e SHUKALB, kohët e fundit fitoi një grant nën Programin e Uit për Danubin. Granti i është dhënë UK Korçë përmes një procesi konkurrues propozimesh për një propozim të titulluar “Përmirësimi i Cilësisë së Shërbimeve dhe Efiçencës nëpërmjet Implementimit të një Sistemi të Monitorimit GIS dhe një Fushate të Gjerë Informuese në Zonën e re të Shërbimit Rajonal”.
Në mënyrë që të përgatiten për analizën dhe modelimin e funksionalitetit të ekspansionit të ardhshëm të sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për shkak të Reformave të reja Territoriale Administrative në të gjithë Shqipërinë, UK Korçë është duke e përdorur Grantin për hartimin e planeve të veprimit për ofrimin e shërbimeve të saj në një zonë gjeografike më të gjerë. Për këtë arsye, UK Korçë është duke planifikuar për të kryer / zbatuar një program të thellë, bazuar në programin e menaxhimit (identifikimit) të aseteve GIS që do të hapë rrugën për planifikime investimesh të duhura. Kjo do të lejojë zbatimin e programeve paralele për përmirësimete e rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në mënyrë që të përmirësohen shërbimet e ofruara aktualisht, me një kosto të përballueshme.
Përtej aspekteve të identifikimit të aseteve të Grantit, UK Korçë do të integrojë të informacionin GIS me programet ekzistuese të modelimit dhe të dhënat e shoqërisë. Në të njëjtën kohë, Departamenti për Marrëdhëniet me Publikun, do të përdorë këtë mjet të menaxhimit në implementimin e fushatës së saj informuese duke targetuar popullatën e zonave të reja komunale dhe fshatrave të shtuara, duke i bërë ata të vetëdijshëm për të gjitha detyrimet dhe përfitimet e shërbimeve të reja të standartizuara të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.[:en]The Water Supply and Sewerage Company of Korca (UK Korca), a member of SHUKALB, recently won a grant under the Danube Water Program. The grant was awarded to UK Korca based on a competitive proposal process for a proposal titled “Improving Service Quality and Efficiency via Implementing a GIS Monitoring System and a Wide Informational Campaign in the New Regionalized Service Area”.
In order to prepare for the analysis and modelling of the functionality for future water supply and sewer system expansions, due to the new Terretorial Administrative Reforms across Albania, UK Korca is using the Grant to draft action plans for providing its services in across a wider geographic area. For this reason, UK Korca is planning to perform / implement an depth, GIS-based asset management (identification) programme that is going to pave the way for more proper investment planning. This will allow for the implementation of parallel programs for water supply and sewerage network improvements in order to improve on the currently offered services, at an affordable cost.
Beyond the asset identification aspects of the Grant, UK Korca will also be integrating the GIS information with the existing modeling programs and utility data. At the same time, the Public Relations Department, will be using this management tool in implementating its informational campaign targeting the population of the newly added communal areas and villages, making them familiar with all the obligations and the benefits of the new standardized water supply and sewerage services.[:]