Water and Jobs, the 4th Balkans Joint Conference and Exhibition
July 4, 2016
[:sq]
SHUKALB dhe SHUKOS ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së katërt të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në datat 2-4 Nëntor 2016, në Ekspo City Albania. Konferenca me temë “Uji dhe Punësimi” sjell në vëmendje sfidat e shumta me të cilat po përballet sektori i ujit duke u përpjekur të zëvendësojë forcën punëtore në prag pensioni, ndërkohë që përpiqet të komunikojë mundësitë për karrierë që ekzistojnë në sektorin e ujit, por që nuk janë të mirë kuptuara nga gjeneratat e reja në Ballkanin Perëndimor.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe network-un në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë te rregullt prej mbi 450 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më tej, Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.
Fuqia e Konferencave të viteve të fundit, siç dëshmohet në anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer gjatë dhe pas çdo Konference, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e punimeve profesionale që janë prezantuar nga folësit e përzgjedhur. Jeni të mirëpritur të shikoni fushat dhe tematikat kryesore që organizatorët e Konferencës kanë hartuar për këtë vit dhe të konsideroni dorëzimin e një abstrakti për prezantim.
Përpara dorëzimit të Punimit të Plotë dhe Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në konferencë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në PowerPoint.
Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj lidhur me temat e mëposhtme:
Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive UK
Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve
Menaxhimi i Operimit Teknik të Shoqërive UK
Shërbimi ndaj Klientit
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi i Burimeve Ujore
Menaxhimi Financiar i Shoqërive UK
Menaxhimi i Ujit të Trajtuar dheLlumit
Kuadri Rregullator
Afatet Kryesore
Afati i Dorëzimit të Abstrakteve
31 Gusht 2016
Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve
09 Shtator 2016
Programi i Avancuar
25 Shtator 2016
Afati i Dorëzimit të Prezantimeve/Punimeve finale/ CV-ve
10 Tetor 2016
Për më shumë informacion rreth programit të konferencës, ju lutemi na kontaktoni në:
SHUKALB dhe SHUKOS ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.
[:en]
SHUKALB and SHUKOS are pleased to invite you to join and participate in the Program of the 4th Balkans Joint Conference and Exhibition to be held in Tirana, Albania, on 2-4 November 2016, at Expo City Albania. The Conference Theme “Water and Jobs” brings much needed attention to the multiple challenges that are being faced in the water supply and sewerage sector as the sector works to replace a retiring workforce, while at the same time working to communicate the career opportunities that exist in the water sector, but that are not well understood by the younger generations in the Western Balkans.
The Balkans Joint Conference and Exhibition has truly established itself as a major knowledge sharing and networking event in the Western Balkans water sector. With a regular audience of over 450 participants from the Greater Balkan Region, the Conference offers a platform where water professionals, policymakers, and business professionals from the sector gather and discuss issues of concern, exchange information, and share experiences in an effort to help the further development of the water supply and sewerage sector in the Greater Balkan Region.
The strength of past Conferences, as evidenced in the participant surveys that are conducted during and after each Conference, has always been the quality and diversity of the formal, professional papers that are presented by the chosen speakers. You are welcome to review the main themes and topic areas that the Conference organizers have formulated for this year’s Conference, and to consider submitting an Abstract for presentation.
Prior to the submission of the Full Paper and PowerPoint presentation, the authors have to submit an abstract of their paper covering one of the following topics. The submitted abstracts will be further evaluated by the Technical Program Committee of the Conference. The authors of the selected abstracts will then be invited to submit the Full Paper and Power Point Presentation.
You are invited to submit an abstract regarding the following topics:
Governance and Management of Water Utilities
Management of Water Supply and Sewerage Infrastructure
Technical Operation and Maintenance of Water Supply and Sewerage Utilities
Customer Service
Human Resources Management
Water Resources Management
Financial Management of Water Utilities
Wastewater Treatment and Sludge Management
Regulatory Framework
Important Dates Regarding Submission of Abstracts and Formal Papers/Presentations
Abstracts Submission Deadline
31 August 2016
Acceptance Notification
09 September 2016
Advanced Program
25 September 2016
Submission of the Presentations /Full Papers/CV Deadline
10 October 2016
For further information about the Conference Program, please contact us at:
SHUKALB and SHUKOS look forward to welcoming you to the Joint Conference and to sharing the common interest for a better water environment for the Greater Balkan Region.[:]