Interview with Mr. Kujtim Katroshi, Supervisor of WTP, UK Kavaja
August 1, 2016
[:sq]Kujtim Katroshi, Përgjegjës i IPUN, UK Kavajë
Duke marrë shkas nga tema e sivjetshme e Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët Ballkanike, “Uji dhe Punësimi”, SHUKALB do të publikojë artikuj të veçantë ku në fikus do të jenë punonjës nga shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të shoqatës, si një hapësirë e dedikuar ku mund të përshkruajnë karierën e tyre në sektor.
Këtë muaj është përzgjedhur për t’u intervistuar Z. Kujtim Katroshi nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Kavajë. Z. Katroshi është 61 vjeç, me profesion Bio-Kimist dhe aktualisht ushtron detyrën e Përgjegjësit të Impiantit të Përpunimit të Ujërave të Ndotur, UK Kavajë.
– Z. Katroshi, sa kohë keni që punoni në sektorin e ujit?
Kam dhjetë vjet që punoj në këtë sektor. Përpara kësaj periudhe, duke filluar nga viti 1983 kam punuar si biolog në Ndërmarrjen e Rritjes dhe Zënies së Peshkut Kavajë (NRZP Kavajë); ku jam marrë kryesisht me riprodhimin e peshqve të familjes së krapit.
Në vitin1989 u emërova si Krye Inxhinier i kësaj ndërmarrje dhe në mars 1990, u promovova në postin e Drejtorit, post ky i zgjedhur nga kolektivi i ndërmarrjes.
Në vitin 1993 kemi formuar shoqërinë e përbashkët Italo-Shqiptare K.A.P. sh.p.k. (Kavaja Aquaculture Production), me aktivitet kryesor riprodhimin dhe rritjen e karkalecave të detit (P.japonicus). U emërova nga pala italiane, e cila kishte shumicën e kapitalit, në pozicionin e Drejtorit të Shoqërisë, post të cilën e mbajta deri në vitin 2005. Gjatë viteve 1996 dhe1998 kam ndjekur kurse specializimi në Itali për Aquaculture.
Në vitin 2006 dhashë dorëheqjen nga K.A.P shpk dhe fillova punë në pozicionin aktual në Impiantin e Përpunimit të Ujërave të Ndotur të UK Kavajë. Fillimisht për këtë pozicion jam specializuar në Turqi dhe 3 muaj më pas jam specializuar në Shqipëri me asistencën e specialistëve turq, gjermanë dhe grekë. Specializimin e fundit e kam ndjekur ne vitin 2015 në Austri.
– Çfarë vlerësoni më shumë në punën tuaj?
Më pëlqen që marrëdhëniet e punës të shoqërohen nga korrektesa,rregulli dhe disiplina të harmonizuara me mirëkuptimin,edukatën dhe mbi të gjitha drejtësinë, një atribut që unë gjithmonë përpiqem ta reflektoj.
– Cilat jane sfidat më të mëdha në punën tuaj?
Të kem mirëkuptimin e njerëzve me të cilët punoj, në mënyrë që të përmirësohet vazhdimisht puna
të rritet efiçenca e impiantit
të eliminohen sa më shpejt defektet që lindin gjatë punës
ta vazhdoj të drejtoj punën me sukses deri në periudhën e daljes në pension
– Na përshkruani ditën tuaj të punës?
Ditën e punës e nis me shpërndarjen e njerëzve që kam në varësi për të parë fizikisht çdo njësi të impiantit. Ndërkohë që punonjësit janë duke kontrolluar, unë bëj matjet e parametrave të pH,oksigjenit, temperaturës dhe konduktivitetit. Pasi punonjësit më raportojnë rreth kontrollit të tyre, shpërndaj detyrat për secilin sipas kalendarit të mirëmbajtjes për grasatime, vajisje, pastrime apo riparime të defekteve të evidentuara. Më pas dal vetë për të parë gjendjen dhe punët që po kryhen.
Më pëlqen që puna të bëhet në grup dhe mendoj se punët bëhen më mire duke u angazhuar të gjithë. Sipas kalendarit, në ditët e caktuara,kryej dhe analizat e tjera kimike dhe mbaj shënimet përkatëse . Kur më mbetet kohë e lirë, qëndroj në zyre duke lexuar dhe nuk merrem me rrjetet sociale apo lojrat e tavolinës.
– Çfarë mesazhi doni t’i jepni brezit të ri që dëshiron të punojë në sektorin e ujit?
Brezin e ri do e këshilloja që të duan punën në përgjithesi, sepse pa punë nuk arrihet asgjë. Puna do ju japë përvojën dhe mundësinë të njihni njerëz dhe të tregoni veten si profesionistë të vërtetë. Arsimimi është themelor pasi të jep mundësinë të vesh në jetë ato që ke mësuar, të kultivon edukatën e punës dhe edukatën qytetare. Punë do të thotë përkushtim dhe praktikë. Harxhimi i kohës në rrjetet sociale mund të furnizojë me shumë informacion por nuk të arsimon apo kulturon.
Impianti i Përpunimit të Ujërave të Ndotur, UK Kavajë[:en]Kujtim Katroshi, Supervisor of WTP, UK Kavaja
Considering the theme of this year’s Balkans Joint Conference and Exhibition, “Water and Jobs”, SHUKALB will publish special articles that will focus on employees from water utility members of the Association, as a dedicated space to describe their career in the sector.
This month Mr. Kujtim Katroshi from the Kavaja Water Supply and Sewerage Company (UK Kavaja) was chosen to be interviewed. Mr. Katroshi, who is 61 years old, graduated as a Biochemist and currently works as Supervisor of the Wastewater Treatment Plant of UK Kavaja.
– Mr. Katroshi, how long have you worked in the water sector?
I have been working in the sector for ten years. Previously, starting from year 1983, I had worked as a biologist at the Kavaja Fish Farming and Commercial Fishing Company (NRZP Kavaja); where I worked mainly on the reproduction of the Carp fish family.
In 1989 I was appointed as Chief Engineer of this company and in March 1990, I was promoted at the position of Director, a position for which I was chosen by the staff of the company.
In 1993 we established the joint Italian – Albanian company K.A.P. Sh.p.k. (Kavaja Aquaculture Production), with the main activity being the reproduction and farming of shrimp (P. japonicus). I was appointed by the Italian shareholders (who held the biggest share) to the position of Director of the Company, a post which I held until 2005. During years 1996 and 1998, I took specialisation courses for Aquaculture in Italy.
In 2006 I resigned from K.A.P Sh.p.k and started working in my current position at the Wastewater Treatment Plant of UK Kavaja. At the begging, I took different specialization courses for this position in Turkey and 3 months later I specialized in Albania with the assistance of Turkish, German and Greek specialists. I took the last specialization course in 2015 in Austria.
– What do you like most in your job?
I like working relationships that follow correctness, order, discipline, understanding, good manners and above all fairness, an attribute which I always try to reflect.
– What are the major challenges in your current job?
to have the understanding of people with whom I work, in order to continuously improve the work
to increase the plant’s efficiency
to prevent, as soon as possible, different defects that arise
to continue conducting the work successfully till the period of my retirement
– Describe a typical day at your work!
My day at work starts on asking my subordinates to physically check each unit of the plant. While the employees are doing the controls, I do the measurement of different parameters such as pH, oxygen concentrations, temperature and conductivity. After each employee reports about their control, I give tasks to each one according to the maintenance calendar for lubrication, cleaning or repairing of identified defects. Later, I follow-up to check the situation and how the work has been done.
I like it when all the workers are engaged together and helping each other with different issues. As per the calendar, on certain days, I do the chemical analyses and keep the relevant notes. When I have free time, I stay in the office reading and do not engage in social networks or playing games.
– What is the message you want to give to the younger generation who wants to work in the water sector?
I would like to advise them to love their job, as without it nothing can succeed.
Work will give you the experience and the possibility to know people and show yourself as a true professional. Education is fundamental, because it gives you the possibility to put into practice what you have learned; it helps develop the culture of work and the civic education. Work means commitment and practice. Spending time on social networks can provide you with lot of information but does not give you an education or culture.