Interview with Mr. Durim Mustafaj, Operational Director, UK Tirana
September 8, 2016
[:sq]Z. Durim Mustafaj, Drejtor Operacional, UK Tiranë
Në botimin e fundit të “Burimit”, SHUKALB nisi një seri intervistash me punonjës të ndryshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë. Këto intervista kanë për qëllim të sjellin në fokus asetin më të vlefshëm në sektorin e ujit, burrat dhe gratë që sigurojnë shpërndarjen shërbimeve të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve për popullin e Shqipërisë. Këtë muaj kemi zhvilluar një intervistë me Inxhinier Durim Mustafaj, i cili mbulon pozicionin e Drejtorit Operacional pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
– Z. Mustafaj, sa vjet keni që punoni në sektorin e ujit?
Unë kam mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Mjedisi, profili i trajtimit të ujërave dhe kam mbi 13 vite eksperiencë në profesionin tim. Pas shumë vitesh punë dhe eksperiencë në sektorin privat, por edhe në atë publik si inxhinier zbatimi dhe pas ndryshimeve të fundit në drejtimin e UKT-së, vlerësova mundësinë e të qenit pjesë e stafit të kësaj shoqërie.
Si Drejtor Operacional në UKT, mund të them se koha ka qenë e mjaftueshme për të marrë nën kontroll dhe për të vlerësuar gjithë problematikën që ka shoqëruar rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Bashkinë e Tiranës.
– Çfarë ju pëlqen në punën që bëni?
Duke parë problematikën e qytetit të Tiranës, mund të them se është një kënaqësi e veçantë në momentin kur ne arrijmë së bashku me grupet në terren, inxhinerët dhe stafin mbështetës, t’u japim zgjidhje brenda një kohe tepër të shkurtër ankesave që vijnë nga qytetarët. Një tjetër kënaqësi e punës është fakti që ne kemi mundur të kemi nën kontroll të plotë gjithë rrjetin e ujësjellësit dhe të ndërhyjmë në çdo pikë të nxehtë dhe problematike.
Të gjitha këto kanë sjellë një eliminim të madh të humbjeve, që kanë rritur ndjeshëm cilësinë e furnizimit me ujë tek të gjithë qytetarët.
Unë besoj se të arrish sukses në punën tënde është kënaqësia më e madhe që dikush mund të marrë profesionalisht.
-Cilat janë sfidat më të mëdha në punën tuaj?
Sfida më e madhe në punën tonë është t’i sigurojmë qytetarëve një shërbim sa më cilësor, si dhe përmes investimeve të arrijmë shtimin e orëve të furnizimit me ujë deri sa të arrijmë në 24 orë në ditë. Kjo është sfida jonë dhe qëllimi i gjithë punës së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë në këtë moment.
-Na përshkruani ditën tuaj të punës?
Një ditë e zakonshme nis herët në mëngjes duke bërë organizimin e grupeve të punës, në bazë të programit që kemi bërë një ditë më parë. Aktualisht kemi 20 grupe pune, të cilat janë përherë në terren duke zbatuar projektet e parashikuara, si dhe duke iu përgjigjur raportimeve të qytetarëve. Dua të theksoj se gatishmëria ndaj çdo ankese të marrë ka qenë maksimale. Pra, sot qytetari nëse ka një problem, ai merret menjëherë në shqyrtim dhe në bazë të verifikimeve pastaj hartohet plani i veprimit. Disa punë duan një ndërhyrje më të shpejtë, e disa të tjera duan një kohë më të madhe apo investim, por e rëndësishme siç e thashë është moslënia pas dore e asnjë problematike.
Dita e punës nis në mëngjes, por nuk i dihet kurrë kur mbaron, pasi shpesh na duhet të ndërhyjmë me emergjenca edhe gjatë natës, në mënyrë që t’i sigurojmë furnizimin me ujë të pijshëm të gjithë qytetarëve.
-Çfarë mesazhi doni t’i jepni brezit të ri që dëshiron të punojë në sektorin e ujit?
Çdo inxhineri të ri apo kushdo tjetër që dëshiron të punojë në sektorin e ujit, do të doja t’a inkurajoj dhe këshilloj që të përpiqet sa më shumë të vendosë në zbatim dijet e tij.
Por mbi të gjitha, të ketë vullnetin dhe dëshirën për të bërë një ndryshim, sado i vogël qoftë ai. Besoj se në Shqipëri shpesh ka koncepte të gabuara mbi punën, por unë mendoj dhe nga eksperienca ime them se asgjë nuk është e pamundur dhe se nëse i qëndron besnik profesionalizmit dhe vlerave, atëherë ia del mbanë të lësh gjurmët e tua në një vepër të mirë.
[:en]Mr. Durim Mustafaj, Operational Director, UK Tirana
In the last “BURIMI” issue SHUKALB started a series of interviews with different employees from water and wastewater utilities all over Albania. These interviews aim to bring to focus the most valuable asset of the water sector, the men and women who ensure the delivery of water and wastewater services for the people of Albania. This month we interviewed Engineer Durim Mustafaj, who is the Operational Director of Tirana Water Supply and Sewerage Company.
– Mr. Mustafaj, how long have you worked in the water sector?
I am an Environmental Engineering by education, specialised in water treatment, and I have more than 13 years of experience in my profession. After many years of work and experience in the private and public sector as an executive engineer, and due to the recent changes in the UKT’s management, I appraised the opportunity to become part of its staff. As the Operational Director of UK Tirana, I had enough time to take control and assess all the problems of the water supply and sewerage network in the Municipality of Tirana.
– What do you like most in your job?
Considering the issues that Tirana is facing, it is a great pleasure when the working teams in the field, together with engineers and the supporting staff, accomplish to provide solutions and resolve the complaints of citizens within a very short time. Another satisfaction in my job is the fact that we have been able to have full control of the entire water supply network and to intervene in every problematic spot. These timely interventions have helped us to bring down the level of water loss, and in the same time increasing significantly the quality of water supplied to all citizens.
I believe that achieving success in your work is the greatest pleasure someone can get professionally.
– What are the major challenges in your current job?
The major challenge in our work is to ensure a more qualitative service to the customers, as well as through new investments to increase the water supply hours, until we reach 24 hours a day. This is our challenge and the current goal of Tirana Water Supply and Sewerage Company.
– Describe a typical day at your work
A typical day starts early in the morning, organizing the working groups according the program done the previous day. Currently we have 20 working groups, which are always in the field implementing the planned projects and responding to consumer’s complaints.
I want to emphasize that we have shown our availability to accomplish every complaint.
Today, if a citizen has a problem, we will immediately do an investigation and then develop an action plan. Some issues need a more rapid intervention, others need more time or need further investments, but as I said, it is important not to neglect any problem.
The working day begins in the morning, but you never know when it ends, because we often have to intervene with emergency during the night, in order to ensure water supply delivery to all citizens.
– What is the message you want to give to the younger generation who want to work in the water sector?
To every new engineer and everyone else who wants to work in the water sector, I would like to encourage and advise them to take their knowledge in the field, and put it in practice. But most of all, to have the will and desire to make a change, however small it may be. I believe that in Albania there are often misconceptions about the work, but I think from my experience, nothing is impossible and if we keep our professionalism and values high, then we succeed to leave our footprints and make a good work.[:]