SHUKALB Organizes Meetings with Municipalities and Water Utilities of Shkodra and Malesia e Madhe
September 8, 2016
[:sq]Z. Philip Giantris, Drejtor Ekzekutiv i SHUKALB, Z. Sytki Ndrecaj, Nën Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe dhe Z. Flauers Shoshi, Drejtor i UK Malësi e Madhe gjatë takimit
Me datë 08 gusht, SHUKALB organizoi takime me përfaqësuesit e Bashkisë dhe Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime përkatëse të Malësisë së Madhe dhe të Shkodrës. Qëllimi i këtyre takimeve ishte informimi rreth asaj që po ndodh në sektorin e ujit dhe se çfarë është duke bërë SHUKALB në mbështetje të sektorit dhe anëtarëve të saj.
Takimi i parë u organizua në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ku morën pjesë Nën Kryetari i Bashkisë, Z. Sytki Ndrecaj, Drejtori i UK Malësia e Madhe, Z. Flauers Shoshi, ndërsa takimi i dytë u organizua në Bashkinë e Shkodrës ku morën pjesë Kryetarja, Znj. Voltana Ademi, dhe Drejtori i UK Shkodër, Z. Mark Molla. Nga SHUKALB morën pjesë Z. Philip Giantris, Drejtor Ekzekutiv dhe Z. Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve me Anëtarët.
Takimet nisën me një prezantim rreth shoqatës, vizionit dhe objektivat e saj të misionit. Z. Giantris solli në vëmendje disa nga sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohen bashkitë dhe shoqëritë UK, si dhe në kuadrin e reformave të fundit në sektor.
Bashkia Shkoder
Z. Kushi vazhdoi me një prezantim rreth asaj çka po bën SHUKALB për të mbështëtur anëtarët e saj, përmes aktiviteteve, programeve, kurseve të trajnimit, projektet, konferencat dhe komunikimet të ndryshme përmes revistës së përmuajshme elektronike Burimi, faqes së internetit dhe mediave sociale. Një rëndësi të veçantë ju kushtua kursit të trajnimit ““Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”, të cilin SHUKALB ka planifikuar ta zhvillojë në shtator, ku u theksua domosdoshmëria e shoqërive ujësjellës kanalizime për të zhvilluar Planin e Biznesit 5 vjeçar.
Në të dy takimet, Bashkia dhe Shoqëria UK përkatëse bënë një pasqyrë të situatës aktuale të zonës së tyre përkatëse, përpjekjet që po bëhen për inventarizmin aseteve të zonave të reja në ngarkim dhe problematikat që dalin, riparimet e ndërmarra në rrjet dhe nevojat për investime të reja.
Në përfundim SHUKALB, vlerësoi me interes çështjet që u ngritën gjatë takimeve dhe premtoi t’i shtrojë për diskutim gjatë mbledhjeve të Bordit Drejtues dhe eventeve që do të organizohen së shpejti.[:en]Mr. Philip Giantris, Executive Director of SHUKALB, Mr. Sytki Ndrecaj, Deputy Mayor of Malesi e Madhe and Mr. Flauers Shoshi, Director of UK Malesi e Madhe during the meeting
On 08 August, SHUKALB organized meetings with representatives of the municipalities and the respective water utilities of Malesia e Madhe and Shkodra. The purpose of these meetings was to share what is happening in the water sector and what SHUKALB is doing to support the sector and its members.
The first meeting was held at the municipality of Malesi e Madhe, attended by Deputy Mayor, Mr. Sytki Ndrecaj and Director of UK Malesi e Madhe, Mr. Flauers Shoshi, while the second meeting was held in the Municipality of Shkodra, attended by the Mayor, Mrs. Voltana Ademi and the Director of UK Shkodra, Mr. Mark Molla. From SHUKALB were present Mr. Philip Giantris, Executive Director and Mr. Alban Kushi, the Manager of Members Services.
The meetings started with a presentation about the association, its vision and mission objectives. Mr. Giantris brought to attention some of the challenges and opportunities faced by municipalities and water utilities, also in the framework of the recent reforms in the sector.
Municipality of Shkodra
Mr. Kushi continued with a presentation on what SHUKALB is doing to immediately support its members and the sector, through its activities, programs, training courses, projects, conferences and various communications through monthly Burimi e-newsletter, website and social media. Special importance was dedicated to the “Business Plan for Performance Improvement” training course, that SHUKALB will deliver in September, stressing out the necessity of water supply and sewerage companies to prepare the 5 year Business Plan.
At both meetings, the Municipality and the respective water company presented an overview of the current situation of their area of coverage, the efforts that are being made for assets inventory on the new areas and problems arising, network repairs and the needs for new investments.
At the end, SHUKALB assessed with high interest the issues that were raised during the meetings and promised to include them for discussion at the agenda of the upcoming Board meetings and events.[:]