Executive Director, Philip Giantris, Visits Vietnam Water Supply and Sewerage Association in Hanoi
October 5, 2016
[:sq]Gjatë një vizite personale të planifikuar në Vietnam në shtator, Philip Giantris, Drejtor Ekzekutiv i SHUKALB, organizoi një vizitë zyrtare në Shoqatën Ujësjellës Kanalizime të Vietnamit në Hanoi. Ai u prit nga një prej Nënkryetarëve të Shoqatës, z. Ung Quoc Dzung, Profesor i Asociuar, PhD, dhe disa prej anëtarëve të stafit. Z. Giantris bëri një prezantim në PowerPoint mbi statusin aktual të sektorit ujësjellës kanalizime në Shqipëri, si dhe një pasqyrë të SHUKALB dhe fushave të ndryshme të aktivitetit të saj.
Z. Dzung shfaqi interes të madh mbi programin e trajnimit dhe certifikimit që SHUKALB është duke zhvilluar nën Grantin e saj të USAID-it, dhe shtroi pyetjen se si Shoqata e Vietnamit mund të përfitojë nga materialet që janë duke u zhvilluar. Ai gjithashtu tregoi interes mbi Programin e Praktikës Verore të Punës, Grupimit tonë të Profesionistëve të Rinj të Ujit, dhe trajnimeve dhe nismave tona në advokimin e politikave të sektorit të ujit. U ra dakord që të dy shoqatat të shqyrtojnë mënyra dhe burime me të cilat të mund të zhvillohet një partneritet i fortë, dhe se si dy Shoqatat të mund të jenë në gjendje të ndajnë përvojat dhe njohuritë për të forcuar programet e të dy Shoqatave në të ardhmen.
Z. Giantris, i cili ka shërbyer si Oficer në ushtrinë e SHBA-së, gjatë konfliktit të armatosur në Vietnam, u trajtua shumë ngrohtësisht, dhe si një i ftuar shumë i veçantë, nga miqtë e tij të sapo njohur në Hanoi. Z.Giantris u prit personalisht, gjatë qëndrimit të tij në Hanoi, nga z Minh Hai Ngo, i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Shoqatave.
Gjatë qëndrimit të tij në Hanoi, Z. Giantris gjithashtu u takua me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellësit të Hanoit, Inxh. Tran Quoc Hung, në zyrat e ndërmarrjes, për të mësuar më shumë rreth sfidave specifike me të cilat ballafaqohet shoqëria e dytë më e madhe e ujit në Vietnam, e cila ka mbi 870,000 lidhje të konsumatorëve. Inxh. Tran listoi më poshtë disa nga shqetësimet e tyre kryesore:
Zhvillimi i Burimeve të Reja të Furnizimit me Ujë
Investimet Kapitale për të Arritur Master Planin Agresiv
Reduktimi i mëtejshëm i Ujit Pa-të-Ardhura nga rreth 25% në 15%
Kontroll më i mirë i shkarkimeve industriale në kanalizime dhe formacioneve ujore lokale
Në foton më lart, z. Giantris i paraqet një libër me pamje nga Shqipëria z. Dzung dhe stafit të tij gjatë vizitës në zyrat e Shoqatës Ujësjellës Kanalizime të Vietnamit në Hanoi.[:en]While making a planned, personal visit to Vietnam in September, Philip Giantris, Executive Director of SHUKALB, arranged for an official visit at the Vietnam Water Supply and Sewerage Association in Hanoi. He was received by one of the Vice Chairmen of the Association, Mr. Ung Quoc Dzung, Associate Professor, PhD, and several members of the staff. Mr. Giantris made a PowerPoint presentation on the current status of the water supply and sewerage sector in Albania, as well as an overview of SHUKALB and it various areas of activity.
Mr. Dzung showed great interest in the training and certification program that SHUKALB is developing under its USAID Grant, and inquired as to how the Vietnam Association might benefit from the materials being developed. He also showed interest in our University Student Summer Internship Program, our Young Water Professionals Group, and our training and initiatives in water sector policy advocacy. It was agreed that the two Associations would explore ways and resources by which a stronger partnership might be developed, and how the two Associations might be able to share experiences and knowledge to strengthen the programs of both Associations into the future.
Mr. Giantris, who served as an Officer in the U.S. Army, during the armed conflict in Vietnam, was treated very warmly, and as a very special guest, by his newly found friends in Hanoi. Mr.Giantris was personally hosted, throughout his stay in Hanoi, by Mr. Minh Hai Ngo, of the Associations International Relations Department.
During his time in Hanoi, Mr. Giantris also visited with the Deputy General Director of the Hanoi Water Works, Eng. Tran Quoc Hung, at the offices of the utility, to learn more about the specific challenges that are being faced by the second largest water utility in Vietnam, which has over 870,000 customer connections. Eng. Tran listed the following as some of their major concerns:
Developing New Water Supply Sources
Capital Investment to Meet the Aggressive Master Plan
Further reduction of Non-Revenue Water from about 25% to 15%
Better control of industrial discharges to the sewers and local water bodies
In the photo above, Mr. Giantris presents a picture book on Albania to Mr. Dzung and his staff during the visit at the Vietnam Water Supply and Sewerage Association Offices in Hanoi.[:]